TË FUNDIT

Befason Sejdiu: Jam shumë i interesuar që VV-ja me udhëheqë qeverinë

Analisti Dardan Sejdiu sot në emisionin “DPT te Fidani” tha se Kurti funksionon me nënshtrim dhe sipas tij, nuk mundet një shoqëri t’i nënshtrohet një njeriu.

Ai u shpreh se është i interesuar që Vetëvendosja ta udhëheqë qeverinë, por tha se s’është i interesuar që ajo ta përdorë secilën situatë për t’a njollosur secilin njeri që nuk është pjesë e VV-së.

“Z.Kurti funksionon me nënshtrim dhe nuk mundet një shoqëri t’i nënshtrohet një njeriu, parullë që e kemi thënë ne si Vetëvendosje. Unë jam shumë i interesuar Vetëvendosja ta udhëheqë qeverinë, jashtëzakonisht shumë i interesuar, për një arsye të thjeshtë, për të mos ndodhur diçka e tillë. Por, poashtu nuk jam i interesuar që Vetëvendosja ta përdorë secilën situatë për t’a njollosur secilin njeri që nuk është në Vetëvendosje”.

“Gjykata Kushtetuese nëse jep diçka duhet ta kthejë në thelb logjikën e demokracisë në këtë vend, që është shumica parlamentare”, u shpreh tutje ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *