TË FUNDIT

Procesohen mbi 17 milionë euro për fermerë, Peci jep njoftimin

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka njoftuar për procesimin e 17.1 milionë eurove për fermerët, në kuadër të programi për pagesa direkte.

Peci bëri të ditur se mjetet do të alokohen në llogaritë e fermerëve brenda pak ditësh.

“Mirëmëngjesi të dashur fermerë!
U procesuan 17.1 milionë euro për ju, mbështetje nga Programi për Pagesa Direkte 2025!

Këto mjete do të transferohen për pak ditë në llogaritë e juaja bankare.

Ju lumshin duart për mundin që bëni për të ushqyer Kosovën!” u shpreh ai.

Programi për pagesa direkte u nënshkrua nga Peci në vitin 2022.

Në kuadër të këtij programi parashihet përkrahje substanciale për shumicën e produkteve e posaçërisht për produktet strategjike për siguri kombëtare siç janë drithërat respektivisht gruri, mandej perimet, kulturat pemëtare e të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *