Mes politikës së brendshme dhe kërcënimeve të jashtme – Ymeri ngre alarmin
Serbia vazhdon përpjekjet për destabilizim. Kështu ka deklaruar kyreministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, të premten e kaluar gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.
Po ashtu, ai ka shtuar se Kosova po punon për thellimin e partneriteteve me aleatët demokratikë.
“Ne po angazhohemi për thellim e forcim të partneriteteve me shtetet aleate, demokratike e paqedashëse, fqinji ynë agresiv, Serbia, po i vazhdon përpjekjet për destabilizim të vendit tonë. Mirëpo institucionet e inteligjencës dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, janë duke u kundërvënë suksesshëm ndaj këtyre përpjekjeve”, ka deklaruar Kurti.
Lidhur me këtë çështje, profesori Eshref Ymeri, në një prononcim për “Bota sot” ka ngritur alarmin për situatën e cila po mbizotrëon në vend.
Ai akuzon forcat e brendshme politike për bashkëpunim të fshehtë me Serbinë, duke krijuar tensione që dëmtojnë unitetin kombëtar dhe imazhin ndërkombëtar të vendit.
ImageEshref YmeriFoto galeri
“Së-pari, situata e tanishme në Republikën e Dardanisë dëshmon më së miri se autorët e krijimit të tensioneve të brendshme politike i kanë të bashkërenduara synimet e tyre antikombëtare me Serbinë fashiste. Këto tensione kanë ndikuar dhe vazhdojnë të ndikojnë për keq në opinionin ndërkombëtar, të c