TË FUNDIT

Haxhiu: Në vitin 2018 kërkuam shkarkimin e Radomir Llabanit, u cilësua si ndërhyrje në pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar sot publikisht lidhur me emërimin e gjyqtarit Radomir Llaban në Gjykatën Kushtetuese në vitin 2018, duke rikujtuar se që atëherë kishte kundërshtuar dekretimin e tij nga ish-presidenti Hashim Thaçi, për shkak të së kaluarës së tij kriminale.

Sipas Haxhiut, në atë kohë ishte bërë një kërkesë zyrtare nga Lëvizja Vetëvendosje drejtuar kryetares së atëhershme të Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi, për të iniciuar procedurën e shkarkimit të Llabanit, por kërkesa ishte refuzuar me arsyetimin se përbënte “ndërhyrje në pavarësinë” e institucionit.

“Kur në vitin 2018, ish-Presidenti Thaçi kishte injoruar thirrjet tona për të mos e dekretuar Radomir Llabanin si gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese, për shkak të së kaluarës së tij kriminale dhe duke pasur parasysh që gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese shkarkohen nga Presidenti por paraprakisht me propozimin e 2/3 të gjyqtarëve të kësaj gjykate dhe jo nga ndonjë organ tjetër, ne i kishim drejtuar një kërkesë zyrtare ish-kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi, duke kërkuar fillimin e procedurave për shkarkimin e tij.

Megjithatë, në vend që të merrej parasysh kjo kërkesë, ne kishim pranuar një përgjigje zyrtare në të cilën thuhej se kërkesa jonë përbënte “ndërhyrje në pavarësinë e tyre”, shkroi ministrja Haxhiu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *