POLITIKATË FUNDIT

Sami Lushtaku është “komandanti” në PDK, Memli sa për sy e faqe

Për mua s’ka pasur asnjë dyshim, edhe në rast se do të ekzistonte qoftë një përqindje simbolike e dyshimit — tani më nuk ka. Jo vetëm për mua, besoj edhe për shumë të tjerë është e qartë: Sami Lushtaku është “baba” në PDK.

Kushdo që del kundër tij është i humbur, viktima e radhës: Ramiz Lladrovci.

Brenda PDK-së vetëm katër anëtarë guxuan të dilnin kundër Petrit Hajdarit alias Sami Lushtaku për të mbështetur Lladrovcin; të tjerët nuk guxuan të dilnin kundër Samiut.

PDK ka kohë që ndodhet në një krizë të thellë udhëheqjeje dhe identiteti politik. Ajo s’mund të reformohet kur prapa çdo vendimi të rëndësishëm qëndron Sami Lushtaku.

Nëse shikojmë mënyrën se si merren vendimet në PDK, si zgjidhen kandidatët për deputetë apo si përcaktohet drejtimi strategjik, është e qartë se Sami Lushtaku luan një rol më të madh sesa vetë kryetari i partisë.
Ai është “kingmaker”-i i PDK-së, i cili shpeshherë flet në emër të partisë, pa qenë pjesë zyrtare e strukturave qendrore.

Samiu i përket brezit të vjetër të komandantëve që PDK-në e shndërruan në një mekanizëm pushteti, e jo në një strukturë moderne politike.

PDK-ja nuk mund të bëhet kurrë parti moderne pa e çliruar veten nga ndikimi i figurave si Sami Lushtaku.

Një reformë e vërtetë nuk nënkupton vetëm ndërrimin e logove dhe sloganeve, por ndarjen përfundimtare nga hijet e së kaluarës.

Në këtë betejë mes Samiut dhe Ramizit nuk kishte vend për ideologji apo bindje, por për fuqi dhe kontroll — në të cilën fitues doli Sami Lushtaku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *