“Kosova është e paprekshme”, ‘shpërthen’ Ngjela: Gazetarët që paguhen nga Beogradi, le të…
Avokati shqiptar, Spartak Ngjela ka reaguar me tone të forta në lidhje me situatën politike në Kosovë dhe diskursin publik mbi sigurinë e saj.
Në një postim në Facebook, Ngjela shprehet se Kosova është një shtet i pavarur dhe i mbrojtur nga fuqitë perëndimore, veçanërisht nga SHBA, përcjell “Bota sot”.
Sipas tij, shqetësimet që ngrihen nga disa gazetarë shqiptarë janë të pabaza dhe, sipas tij, të shtyra nga ndikime të jashtme, konkretisht nga Beogradi.
Ai paralajmëron gjithashtu se gazetarët shqiptarë që, sipas tij, flasin kundër interesit kombëtar, mund të përballen me pasoja ligjore, duke lënë të kuptohet se aleatët perëndimorë kanë prova për ndikimet që vijnë nga jashtë.
Shkrimi i plotë
Shteti i pavarur, Kosova, është shumë i sigurt!
Asgjë nuk i bëjnë dot Kosovës sot.
Kot shqetësohen gazetarët mediokër shqiptarë që nuk luajnë për Kosovën.
Por kot rropaten si budallenj.
Kosova ka dalë e pavarur me luftë botërore; sepse u bombardua Beogradi.
Dhe këtu merr fund gjithçka në favor historik për shtetin e pavarur të Kosovës.
Të gjitha ata që flasin në shtyp kundër këtij fakti, paguhen nga Beogradi
Kush e njëh politikën historike duhet ta kuptojë që një sulm kundrejt Kosovës është luftë me Amerikën.
Pse në Kosovë kot po rrinë sot trupat e Shteteve të Bashkuara?
Kjo është pyetja që mbyll çdo diskutim.
Dhe gazetarët që paguhen nga Beogradi, le të vijojnë të tjerin fjalë kot.
Shqiptaria sot është shumë e fortë në të dy shtetet e saj.
Beogradi duhet ta dijë se është në krizë bashkë me Rusinë. Dhe duhet ta kuptojë këtë.
Gazetarët e shitur shqiptarë që flasin kundër realitetit shqiptar; duhet të kenë kujdes se e ardhmja e tyre mund të shkojë drejt akuzave penale; se aleati ynë i madh i ka provat gati.