Ambasada amerikane deklarohet për vizitën e zyrtarit amerikan: Përforcon partneritetin mbrojtës ShBA-Kosovë
Ambasada amerikane është deklaruar në lidhje me vizitën zyrtare të Zëvendës Ndihmës Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-ve, David Baker dhe Gjeneralin Chris McKinney.
Ambasada deklaroi se zyrtari amerikan takoi presidenten Vjosa Osmani , kryeministrin në detyrë Kurti ministrin e Mbrojtjes dhe Komandantin e FSK-së dhe atë të KFOR-it në Kosovë.
Ambasada amerikane po ashtu njoftoi se gjatë kësaj vizite Baker përforcoi partneritetin mbrojtës SHBA-Kosovë dhe mundësitë për të thelluar bashkëpunimin në mbështetje të paqes dhe stabilitetit rajonal.
Zyrtari amerikan gjatë vizitës në Kosovë qëndroi edhe në kampin Boondsteel, ku takoi personelin ushtarak amerikan.