TË FUNDIT

Pastrim apo reformim? Partitë politike synojnë vetëm votat në zgjedhjet lokale

Edhe pak kohë ka mbetur deri tek mbajtja e zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Ndonëse ato parlamentare nuk prodhuan një rezultat të mirëfilltë, pasi ende nuk kanë arritur të formohen institucionet e reja, partitë politike duket se fokusin më të madh e kanë tani tek këto zgjedhje.

Partitë tashmë kanë publikuar emrat e kandidatëve të tyre, që do të garojnë për pozitën e parë nëpër komunat e Kosovës. Nga këto lista janë parë disa ndryshime, e ndryshimet më të mëdha dallohen tek basionet e partive politike. Madje disa nga kryetarët aktualë, nuk janë propozuar sërish për kandidatë.

Por këto ndryshime të partive, a mund të quhen si pastrim apo reformim?

Për këtë ҫështje ka folur profesori dhe njohësi i ligjeve, Prof.dr. Fejzulla Berisha. Ai thotë se, në një shoqëri që kërkon transformim të thellë, proceset zgjedhore janë sprovë e sinqeritetit politik. Në diskursin publik, shpesh flitet për “pastrim” të listave, si një formë e supozuar e reformimit.

Berisha: Një tregues tjetër i reformës së brendshme është nëse partitë e lejojnë konkurrencën dhe garën e lirë për kandidatura

Profesor Berisha madje ka përmendur tek secila parti ndryshimet që kanë bërë për këto zgjedhje lokale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *