Kritikët e Kurtit do të kërkojnë vrimë ku të futen kur… ”- Bytyçi tregon prapaskenat e bisedës Vuçiq – Macron
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiq, në të cilën, siç njoftoi ai vetë, ka ripërsëritur rëndësinë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe ka dënuar “çdo veprim të njëanshëm që mund ta dëmtojë atë”.
Por sipas analistit dhe profesorit të marrëdhënieve ndërkombëtare, dr. Enver Bytyçi, kjo deklaratë e Macron nuk është thjesht një shprehje rutinë diplomatike.
Në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ai thekson se pas këtij qëndrimi fshihet një hall i madh i Beogradit