TË FUNDIT

Murati: Qarkullim rekord i bizneseve në 6 muajt e parë të vitit, 10.7 miliardë

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, tha se qarkullimi i bizneseve për gjashtë muajt e parë të vitit 2025 ka shënuar “rekord” prej 10.7 miliardë eurove.

Sipas Muratit, kjo paraqet një rritje prej 10.3% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kur kjo shifër ishte 9.7 miliardë euro.

“Si Qeveri jemi përkujdesur që të rrisim mbështetjen për bizneset duke:

– Përmirësuar qasjen në financa përmes rritjes së kapitalit në Fondin për Garanci Kreditore

– Subvencionuar punësimin e të rinjve përmes Superpuna

– Subvencionuar kreditë investive

– Rritur mbështetjen për sektorin e bujqësisë

– Rritur fuqinë blerëse të familjeve përmes rritjes së pagave, pensioneve, e shtesave për fëmijë

– Paguar me kohë dhe pa vonesa faturat e detyrime ndaj bizneseve”, shkroi Murati.

Ai tha se “këto shifra zyrtare janë dëshmia më e mirë që demanton pretendimet e pavërteta të cilat shpesh na bjen t’i dëgjojmë nga disa portale e studio televizive”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *