POLITIKATË FUNDIT

“Mesazh i mirë për Amerikën dhe…”, gazetari i medias gjermane mirëpret vendimin e fundit të Kurtit dhe qeverisë në detyrë

Gazetari i medias gjermane, DeustcheWelle, Bahri Cani ka mirëpritur vendimin për heqjen e tarifës doganore ekzistuese prej 10 për qind në mallrat amerikane.

Përmes një postimi në Facebook, Cani tha se ky është një vendim i mirë i kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe i kabinetit të tij qeveritar.

Sipas tij, ky është një mesazh i mirë për Amerikën dhe në radhë të parë për Trumpin, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

Një vendim absolutisht me vend i Kurtit dhe qeverisë në detyrë!

Ky është përfundimisht një vendim i mirë i kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe i kabinetit të tij qeveritar. Kosova ka hequr tarifat doganore prej 10% për mallrat amerikane që futen në këtë vend.

Ky është një mesazh i mirë për Amerikën dhe në radhë të parë për Trumpin, i cili e ka bërë këtë çështjen e tarifave si çështjen më të rëndësishme në mandiatin e dytë deri tani.

Absolutisht jam dakord që Kosova duhet të insistojë në mbështetjen e plotë të SHBA-së në të gjitha fushat – diplomatike, politike, ekonomike, tregtare dhe në radhë të parë të sigurisë.

Tashti me siguri që ka dhe të tillë që thonë se vendimi është i vonuar, se Kurti ka të drejtë apo nuk ka të drejtë të marrë vendime, se vendimi është marrë në kohë fushate, se kështu apo ashtu.

Por populli ka thënë – më mirë vonë se kurrë. Ndërsa këto kritikat dhe kritikat e kritikave le të mbeten për fushatë e për partitë politike.

Unë përfundimisht e mbështes këtë vendim! E ju komentoni si të doni…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *