POLITIKATË FUNDIT

Zhvillimet gjeopolitike, Biserko me deklaratë të fortë: Kosova ka një mundësi strategjike për…

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko në një bashkëbisedim me “Bota sot” foli në lidhje me zhvillimet e fundit gjeopolitike në botë dhe ndikimin e tyre në Ballkan, veccanërisht në Kosovë.Se pari, ajo vuri theksin se në rajonin e Ballkanit ka agjenda të ndryshme, mirëpo BE ka ritkhyer vëmendjen vetëm nga frika e përhapjes së luftës së Ukrainës dhe qëllimet ruse për të ndezur konflikte të reja.

Në këtë rast, Biserko përmendi Kosovën dhe aleatin e saj kryesor, SHBA-në, e cila vazhdon të jetë e angazhuar fuqishëm në rajon.

“Mjedisi gjeopolitik po ndryshon me shpejtësi dhe Ballkani është i zënë në mes. Ka shumë bashkëveprues në rajon me agjenda të ndryshme. BE-ja kohët e fundit ka treguar interes të ripërtërirë në rajon, i nxitur nga frika e përhapjes së paqëndrueshmërisë nga lufta në Ukrainë, si dhe nga qëllimet e dukshme të Rusisë për të destabilizuar BE-në dhe NATO-n.

Si rezultat, BE-ja tani po ofron një strategji më të besueshme për zgjerim. SHBA-të ka të ngjarë të qëndrojnë të angazhuara në Ballkan dhe mbeten aleati kryesor strategjik i Kosovës. Ndër arsye të tjera, ajo e sheh Kosovën si një shembull të suksesshëm të tranzicionit pas luftës”, nënvizoi ajo.

Ndër të tjera, ajo tha se Kosova ka mundësi strategjike për t’iu përafruar vlerave perëndimore, por që kërkohet shumë shumë dhe angazhim.

“Kosova ka një mundësi strategjike për të afirmuar veten si një demokraci e qëndrueshme dhe pro-evropiane, e përafruar me vlerat perëndimore. Megjithatë, ajo kërkon angazhime më të forta perëndimore dhe qeverisje të brendshme më të fortë. Ajo nuk duhet të pranojë “zgjidhje” të imponuara që dëmtojnë sovranitetin e saj”, përfundoi Sonja Biserko për “Bota sot”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *