POLITIKATË FUNDIT

S’ka më tendera për Lushtakët, KEK-u nga nesër funksionalizon Departamentin për Sigurinë Fizike të Objekteve

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK Sh.A.) ka njoftuar se nga data 1 gusht 2025, ora 00:00, hyn në funksion Departamenti për Sigurinë Fizike të Objekteve, i cili do të operojë brenda vetë institucionit. Ky hap paraqet një vendimmarrje strategjike të Bordit dhe Menaxhmentit të KEK-ut, me qëllim forcimin e kontrollit të brendshëm dhe garantimin e sigurisë së aseteve kritike.

Për më shumë se 20 vite, KEK ka pasur në funksion shërbime sigurie të ofruara nga kompani private, ku kryesisht kanë përfituar miliona kompanitë e lidhura me Sami Lushtakun siç ishte ajo e “Securiti Code”periudhë gjatë së cilës janë evidentuar incidente dhe parregullsi që kanë cenuar seriozisht sigurinë e infrastrukturës dhe jetën njerëzore.

Në përgjigje të këtyre sfidave, si dhe duke u bazuar në rëndësinë e KEK-ut si një infrastrukturë kritike kombëtare, menaxhmenti ka vendosur të rikthejë kontrollin e shërbimeve të sigurisë fizike nën autoritetin e drejtpërdrejtë të Korporatës.

Që nga nesër, punonjësit e sigurimit fizik do të jenë pjesë e stafit të KEK Sh.A., me përfitime të përmirësuara si: kushte të avancuara pune, sigurim shëndetësor, mbështetje institucionale dhe trajtim dinjitoz.

Përmes këtij vendimi, KEK synon të:

Garantojë siguri të lartë operacionale në objektet strategjike;
Parandalojë ndërhyrjet e jashtme të paautorizuara, veçanërisht në zonat e minierës dhe termocentraleve;
Rrisë kapacitetet e brendshme për menaxhimin e rrezikut dhe situatave emergjente.
Ky veprim shënon një hap të rëndësishëm drejt modernizimit institucional dhe përmirësimit të përgjegjësisë publike, në funksion të mbarëvajtjes së operacioneve energjetike dhe interesit qytetar në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *