“Shesin moral, por…”, Familja e Haki Imerit ‘akuza’ të rënda për kundërshtarët e Ramiz LLadrovcit
Familja e Haki Imerit ka reaguar pas Ramiz Lladrovci nuk u kandidua nga PDK për kryetar të Drenasit.
Ata përmes një shkrimi në Facebook, pyesin se kush po e lufton Lladrovcin, gjersa thonë se janë të njëjtit që dikur fuftonin Fehmi Lladrovcin dhe Adem Jasharin.
Sipas tyre, të njëjtit bëjnë pazare me Serbinë, e përdorin flamurin si mbulesë për krimet e tyre, në emër të UÇK-së ndërtuan palate, ndërsa shesin moral.
Shkrimi i plotë:
Miq,
-Kush po e lufton Ramiz Lladrovcin?
-Të njëjtit që dikur luftonin Fehmi Lladrovcin dhe Adem Jasharin.
-Të njëjtit që prej dy dekadash luftojnë familjen Jashari dhe familjen Lladrovci.
-Ramizi ka një “faj” të madh:
-Ka sakrifikuar gjithçka për Kosovën.
-Është vëllai i heroit te vertete Fehmi Lladrovci.
-Kaq mjafton që t’i shpallin luftë profiteret e luftes dhe paqes ..
-Dhe kush ia ka shpallur luftën?
-Ata që bëjne pazare me Serbinë.
-Kur qytetarët e Drenasit e vlerësuan ne te kaluarene “patriotët e tenderëve” u alarmuan.
-Pse? Sepse nuk mund ta shantazhonin.
-Ata që s’e duan Ramizin, nuk e kanë dashur kurrë as familjen Jashari.
-E përdorin flamurin si mbulesë për krimet e tyre.
-Në emër të UÇK-së, ndërtuan pallate..
-Në emër të dëshmorëve, shitën çdo gur të Drenicës, Kosoves
-Sot, shesin moral thuase ne nuk i njohim..
-Vota për Ramizin është grusht në fytyrën e tyre.
-Është votë për Drenasin, jo për kasafortat e tyre.
-Ata që dje shënjestruan Fehmiun, sot duan ta poshtërojnë Ramizin.
-Nuk janë patriotë janë zhvatës me flamur, kriminele me damke ..-
-Prandaj, Drenasi duhet të zgjedhë:
-Me Adem Jasharin, Fehmi Lladrovcin e Ramizin,
apo me kriminel historik qe shiten si patriot..