Vuçiq kërcënon me ‘pasoja të paparashikueshme’, publicisti serb e demaskon – zbulon prapaskenat
Igor Popoviq është arrestuar më 18 korrik nga Policia e Kosovës pas një fjalimi që kishte mbajtur në Rahovec.
Ndimësdrejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, u arrestua pasi e ka cilësuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) si organizatë terroriste, duke i krahasur veprimet e saj me ngjarje të rënda në historinë botërore.
“Për këtë shkak, zyrtari i Qeverisë së Serbisë është ndaluar në pikën kufitare të Bërnjakut dhe më pas është dërguar në stacionin policor në Mitrovicën e Veriut. Ndaj tij pritet të merren masa sipas ligjeve në fuqi në vendin tonë”, kishte shkruar ministri në detyrë për Punë të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Arrestimi i Popoviqit ka sjellë ‘debate’ nga largësia nga Kosova dhe Serbia.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pas arrestimit të zyrtarit serb Igor Popoviç nga duke e akuzuar këtë të fundit për përshkallëzim të situatës dhe nxitje të konflikteve në rajon.
“Arrestimi i Igor Popoviç tregon se Kurti e ka humbur plotësisht mendjen dhe dëshiron të krijojë tensione të reja. Ne do të reagojmë në mënyrë të ashpër, sepse ky terror duhet të ndalet në një moment”, u shpreh presidenti serb.
Vuçiq madje paralajmëroi për “pasoja të paparashikueshme”.
Në anën tjetër, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, deklaratat e Vuçiqit i ka konsideruar kërcënuese që nuk duhen neglizhuar.
Sipas tij, ato rrezikojnë sigurinë e rajonit.
“Deklaratat e presidentit Vuçiç të bëra më 20 korrik janë kërcënuese, destabilizuese dhe krejtësisht të papranueshme. Kur një president dhe njëkohësisht komandant suprem i ushtrisë së një shteti lëshon kërcënime publike, me tone nxitëse të konfliktit, kjo nuk mund të konsiderohet më si qëndrim individual, por politikë shtetërore”, ka thënë Kurti gjatë një konference për media.
Në anën tjetër, në media sot janë publikuar edhe mesazhet skandaloze të Igor Popoviqit me zyrtarët e BIA-s.
Ai dyshohet se përmes komunikimeve të koduara dhe bashkëpunimit me drejtues të lartë të BIA-s ka ndikuar në fshehjen e personave të kërkuar për krime lufte në Kosovë.
Ai mbante kontakte të drejtpërdrejta me Bojan Dimiqin dhe Petar Petkoviqin, ndërsa përdorte të dhëna të ndjeshme për qëllime politike dhe shantazh.
Në një bisedë të zhvilluar në vitin 2023 mes Popoviqit dhe Bojan Dimiqit – drejtor në shërbimin serb të inteligjencës BIA – zbulohet se si po kontrollohej lëvizja e Çedomir Aksiqit.
Në vitin 2024, Aksiq është dënuar nga gjykatat në Kosovë me 15 vjet burg për Masakrën e Reçakut.
Mesazhet e publikuara nga media tregojnë kujdesin që po tregohej për moslëvizjen e tij, me koordinim të afërt mes Popoviqit dhe Dimiqit.
Në maj të vitit 2025, Igor Popoviq komunikon me Petar Petkoviqin lidhur me aktivitetet kriminale të një personi të quajtur Kompiroviq, i cili kishte vuajtur dënim për trafikim me heroine dhe vrasje në Serbi.
Sipas mesazheve të siguruara, të dhënat ishin marrë nga Dimiqi dhe përdoreshin për qëllime shantazhi dhe kontrolli ndaj serbëve në veri të Kosovës.
Në një tjetër komunikim, Popoviq flet për Ranko Vllahoviqin, i cili ndodhet në listën e të kërkuarve nga Kosova për krime lufte.
Mesazhet treegojnë se po mblidheshin të dhëna për vendndodhjen e tij dhe të të dyshuarve të tjerë si Sllaxhan Trajkoviq, në koordinim të plotë me struktura të inteligjencës serbe.
Në të gjitha këto komunikime, zbulohet një rrjet bashkëpunimi i ngushtë mes zyrtarëve serbë dhe shefat e BIA-s, ku informacioni për të kaluarën kriminale të personave të dyshuar shfrytëzohet për qëllime politike dhe pengim të drejtësisë.
Publicisti serb, Zlatoje Martinov, thotë se arrestimi i Igor Popoviqit ngriti tensione, por nuk do të ketë ‘pasoja të paparashikueshme’.
Sipas tij, Vuçiq ka probleme të brendshme.
“Arrestimi i Igor Popoviçit ngriti tensione, por nuk do të ketë “pasoja të paparashikuara”, siç deklaron Vuçiç.
Së pari, ai ka shumë probleme të brendshme, domethënë në vetë Serbinë, së dyti, ai e di shumë mirë se BE-ja dhe SHBA-ja nuk e kanë harruar Banjskën dhe se çdo përpjekje e re e armatosur do të kishte “pasoja të pallogaritshme” për të”, deklaron Martinov.
ImagePublicisti serb, Zlatoje MartinovFoto galeri
Ai zbulon ndërtimet dhe investimet e Vuçiqit, gjersa thotë se ato investime mund të mbulohen me bimësi në mënyrë që ndonjë veprim i armatosur si ndonjë Banjska e re ta shkatërrojë.
“Vuçiç ka kohë që ndërton ndërtesa në fushën e Sremit dhe po përgatit EXPO 2027 sepse dëshiron t’i tregojë botës një Serbi gjoja “të fortë dhe paqësore”, por në fakt dëshiron ta promovojë veten si një “ndërtues i palodhur i një ngacmuesi më të madh se Tito”.
Burime të mëdha, vërtet të mëdha financiare janë investuar në këtë projekt, i cili nuk është gjë tjetër veçse një fond politik i Vuçiçit, një kapital i vdekur, në kurriz të neve taksapaguesve, dhe i cili, si një gjë krejtësisht joproduktive, do të prodhojë vetëm humbje në të ardhmen dhe do të kërkojë mirëmbajtje të madhe dhe të kushtueshme (gjë që, natyrisht, nuk mund të jetë e tillë, dhe të gjitha ato pavione dhe ndërtesa megalomane, përfshirë “stadiumin e madh kombëtar” do të mbulohen me bimësi brenda 5-6 vjetësh!) në mënyrë që ndonjë veprim i armatosur si ndonjë Banjska e re ta shkatërrojë në mënyrë të pamatur të gjithën”, shton publicisti serb.
Martinov thekson se e tëra çfarë ka mbetur nga Vuçiqi janë sulmet verbale.
“Megjithatë, kjo nuk do të thotë që nëse do të krijoheshin kushtet në skenën ndërkombëtare (për shembull, tërheqja e plotë e SHBA-së në izolacionizëm, dobësimi i BE-së dhe, për shembull, dominimi botëror i Kinës dhe Rusisë) ai nuk do të përpiqej. Por për të ardhmen e parashikueshme kjo është jashtë diskutimit. E tëra çfarë i ka mbetur janë sulmet verbale”, përfundon Martinov në një intervistë për gazetën “Bota sot”.