POLITIKATË FUNDIT

FSK në Ujman: Një “Pushtim Paqësor” i Sovranitetit të Kontrolluar!

Futja e FSK-së në Ujman, me “vulën” e KFOR-it pa asnjë dyshim anipse konsiderohet në rrethanat aktuale si një hap sado mikroskopik e dosido edhe simbolik, në rrafshin e sociologjisë së zhvillimit dhe të analizës së përmbajtjes na dëshmon një kalim apo një transferim shumë të kujdesshëm e të vëmendshëm të një pjesëze të asaj që shquhet e identifikohet si “sovranitet i mbikëqyrur e i kushtëzuar” (kisha me thënë edhe të cunguar!) në një cilësi tjetërfare të njohur e të shquar në teoritë sociologjike si “sovraniteti të menaxhuar e të kontrolluar” lokal.

Ky fakt, i bartjes së (anipse, fillimisht duket më shumë si simbolik!) heshtur pa zhurmë të madhe publike e mediatike,për gjykimin tim sociologjik është edhe lloj “pushtimi” apo si të themi një lloj “fitore e Pirros” ndaj idesë dhe konceptit të legjititimiteti të ndërmjetësuar që do të duhej tl zgjërohet në të ardhmen e afërtë.. Pse e themi kështu? Shkaku është i thjesht; përmes këtij legjitimiteti të ndërmjetësuar, gradualisht por sigurt do afirmohet e fuqizohet FSK-ja si një mekanizëm kyç që e formëson dhe gradon si sigurinë dhe stabilitetin e vendit, ashtu edhe e trashë lojalitetin dhe partneritetin tashmë të dëshmuar strategjik me NATO-n.

Pra, akti i njohtimit publik nga ana e KFOR-it për autorizimin e “dhënë” për të operuar në zonën e Ujmanit, si një ndër pikat më neuralgjike strategjike e simbolike në territorin e Kosovës,në fakt dëshmon përveç aktit teknik të lëvizjes FSK- në gjithë teritorrin e Kosovës, edhe një rritje premtuesr sociologjike të interpretimit të sovranitetit, legjitimitetit dhe performancës institucionale të saj në rajon. Anipse, Kosova edhe për një kohë që nuk e dimë sa do mbetet de facto e de jure një “sovranitet i deleguar”(lexo; i mbikqyrur dhe i kushtëzuar!) por, me detyrime e obligime juridiko-politike të vazhdoj të “negocioj” për territorin e vet….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *