POLITIKATË FUNDIT

809 qytetarë të punësuar përmes masës “Qeveria për Familjet” në komunat veriore

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se në kuadër të masës për mbështetjen e punësimit “Qeveria për Familjet” në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, deri më tani janë punësuar 809 qytetarë.

Kjo arritje është rezultat i bashkëpunimit aktiv me sektorin privat dhe interesimit të shtuar të bizneseve, të cilat aktualisht kanë hapur mbi 1,000 vende të lira pune, të gatshme të plotësohen nga punëkërkues të regjistruar në Zyrat e Punësimit.

Masa “Qeveria për Familjet” përkrah punësimin duke subvencionuar deri në 70% të pagës bruto për një periudhë prej gjashtë muajsh, duke lehtësuar barrën financiare për punëdhënësit dhe njëkohësisht duke krijuar mundësi reale punësimi për qytetarët.

Ministria fton të gjithë qytetarët që jetojnë në komunat përkatëse që të regjistrohen në Zyrat e Punësimit dhe të përfitojnë nga kjo mundësi konkrete për punësim dhe përmirësim të mirëqenies së tyre ekonomike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *