Media e Bosnjës: Poshtëruese për serbët, shqiptari i famshëm në Serbi dhe në Kosovë e quajnë tradhtar!
Turneu i futbollit që u mbajt në Preshevë është lartësuar me pjesëmarrjen e kryetarit të Federatës së Futbollit Shqiptar, Armand Duka.
Mediumit në Bosnjë dhe Hercegovinë, “Sportsport”, i duket e çuditshme prania e Armand Dukës në Preshevë por kjo nuk është për t’u habitur sepse Presheva, Bujanoci e Medvegja janë pjesë e Kosovës Lindore.
Çfaës shkruan mediumi boshnjak?
“Federata Shqiptare e Futbollit ka filluar të veprojë në Serbi, gjë që tingëllon e paimagjinueshme.
Me siguri do të ketë një valë kritikash ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiq pas gjithçkaje që ndodhi të hënën.
Ka disa komuna ku shqiptarët janë shumicë, kjo është zona e Luginës së Preshevës, ku veprojnë një numër klubesh shqiptare.
Më e famshmja është sigurisht komuna e Bujanocit, ku Arbër Pajaziti u zgjodh president vitin e kaluar, i cili çuditërisht mori edhe mbështetjen e partisë SNS të Aleksandar Vuçiq”, shkruan media boshnjake.
“Pajaziti nuk e fsheh faktin se është një tifoz i madh i Shqipërisë, dhe kohët e fundit ishte në Tiranë gjatë një ndeshjeje kualifikuese për Kupën e Botës, ku veshi një fanellë shqiptare”, shkruan më tej.
“Të hënën, Pajaziti priti gjithashtu Armand Dukën, presidentin kontrovers të Federatës Shqiptare të Futbollit, i cili konsiderohet tradhtar në Kosovë për shkak të organizimit të përbashkët të Euro 2027 me Serbinë.
Megjithatë, ajo që është sigurisht poshtëruese për të gjithë serbët në jug të vendit është fakti që Duka u ndje si në shtëpi në Bujanoc”, ka shkruar mediumi boshnjak.