TË FUNDIT

“S’kam çka kthej, s’kam marrë asgjë” – Fitore Pacolli i reagon Paris Gurit pas akuzave për përfitime familjare

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, ka reaguar në rrjetet sociale ndaj akuzave që lidhen me një përfitim financiar nga Ministria e Kulturës. Ajo e ka mohuar kategorikisht që ka përfituar ndonjëherë para për vete dhe ka mbrojtur përfitimin e motrës së një deputeti, e cila ka marrë 15 mijë euro mbështetje për studime jashtë vendit.

“Unë nuk kam çka të kthej, sepse nuk kam marrë asgjë,” shkruan Pacolli, duke iu drejtuar deputetit të LDK-së, Paris Guri.

Ajo thotë se motra e tij është përfituese e një thirrjeje publike dhe se është përzgjedhur në mesin e 77 të rinjve që këtë vit do të studiojnë jashtë vendit me mbështetje të Qeverisë Kurti 2.

Deputetja përmbyll postimin me një mesazh të fortë, duke i kthyer akuzat: “Me kutin tënd po të gjykoja unë do të thosha: Paris, ktheji paret!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *