POLITIKATË FUNDIT

“Shpërthen” gjenerali shqiptaro-amerikan: Gjykata Kushtetuese t’i ndalojë deputetët aktualë të rikandidojnë!

Në një reagim të ashpër ndaj performancës së Kuvendit të Kosovës, gjenerali shqiptaro-amerikan, Muharrem Maralusha ka kërkuar që Gjykata Kushtetuese të ndalojë deputetët aktualë nga kandidimi në zgjedhjet e ardhshme parlamentare për të paktën dy mandate radhazi.

“Këta deputetë e kanë dëshmuar se nuk janë të kualifikuar për të shërbyer as popullit, as shtetit të Kosovës. Të gjithë, pa përjashtim, e kanë treguar veten – shpirtin dhe dinjitetin ia kanë shitur armikut”, shkruan ai.

Postimi:

“Gjykata Kushtetuese nuk duhet t’u lejojë deputetëve të deritanishëm të garojnë sërish në zgjedhjet e ardhshme, për dy mandate radhazi.

Këta deputetë e kanë treguar veten se nuk janë të kualifikuar për të shërbyer as popullit, e as Kosovës.

Të gjithë kanë dëshmuar se shpirtin dhe dinjitetin ia kanë shitur armikut”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *