Gazetari Sopa ‘godet’ Ramën dhe Thaçin për Specialen: Dikur dosti i Hashimit vinte urgjent me helikopter nga…
Në një shkrim në Facebook, gazetari Jeton Sopa iu rikthye një momenti kyç në politikën e vendit tonë, atij të votimit të Gjykatës Speciale.
Ai sjell në vëmendje rolin e Edi Ramës, që dikur vinte me urgjencë nga Tirana për të bindur deputetët e PDK-së që të votojnë krijimin e saj – nën arsyetimin se drejtësia ndërkombëtare duhet respektuar. Por tani, kur miku i tij Hashim Thaçi ndodhet në Hagë si i akuzuar, Rama papritur ndryshon qasjen, duke sulmuar pikërisht këtë drejtësi që më parë e promovonte.
Për këtë shkak, Sopa ngre pyetje për ironi: Si ka mundësi që sot Rama e quan Thaçin “komandant”, ndërkohë që vetë mbrojtja e Thaçit në gjyq mundohet ta paraqesë si dikë që s’ka pasur rol drejtues në UÇK?
Shkrimi i plotë
Dikur dosti i Hashimit vinte urgjent me helikopter nga Tirana për t’iu bërë presion disa deputetëve të PDK-së për ta votu Gjykaten Speciale se Hashimin se ngojshin.
Atëher Edi Rama thonte se Kosova duhet tu besojë aleatëve dhe drejtësisë ndërkombëtare, ndësa kur i përfundoi dosti i tij në bankën e të akuzuarve po thotë drejtësia ndërkombëtare na qenka e qelbur!?
Ani Edi tu dasht me glorifiku Hashimin po e quan “Komandant” a ky i fundit bashkë me mbrojtjen e tij u myten tu thanë se s’ka pas kurfar roli udhëheqês në UÇK dhe se ka qenë larg fronteve të luftës.
Po shpresoj se nuk do ta thirrin Haga dëshmitar me përdor si dëshmi që Hashimi ka qenë “Komandant”