Familja e Haki Imerit: Opozita është karnaval politik, Albin Kurti dhe Donika Gërvalla do të fitojnë sërish
Familja e dëshmorit Haki Imeri ka reaguar ashpër ndaj sjelljes dhe deklaratave të opozitës në Kosovë, duke e cilësuar atë si të zhytur në hipokrizi dhe të paaftë për të përfaqësuar interesin qytetar.
Në një deklaratë të publikuar, familja shpreh mbështetje të fuqishme për kryeministrin Albin Kurti dhe ministren Donika Gërvalla, duke theksuar se qytetarët e dinë të vërtetën dhe se zgjedhjet e ardhshme do ta konfirmojnë këtë realitet.
“Albin Kurti dhe Donika Gërvalla do të fitojnë sërish – pikërisht për shkak të një realiteti të prekshëm,” thuhet në deklaratë.
“Këta që sot klithin, janë ata që dje e sakatuan shtetin. E thyen shpresën, e shitën vullnetin e qytetarit si mall në pazar.”
Shkrimi i plotë:
-Albin Kurti dhe Donika Gervalla do të fitojnë sërish.
-Pikrisht për shkak të nje realiteti te prekshem.
-Këta që sot klithin, janë ata që dje e sakatuan shtetin.
– E thyen shpresën. E shesin, vullnetin e qytetarit si mall në pazar.
-Nuk ka rëndësi çfarë thonë.
– Fjala e tyre është e zbrazët.
-Rrenë e trashë.
– Maskë që ua shqyen fytyrën sa herë hapin gojën.
-Po përpiqen të shfajësohen.
-Të lajnë duart nga e kaluara.
-Por e kaluara e tyre është njollë e pashlyeshme.
-Ishin pushtet, per dy dekada e shkatërruan vendin, e dhe e varrosen shpresen e qytetarit.
– U bënë opozitë, e humbën rrugen në oborr.
-E gjithë kjo zhurmë s’është për shtet ligjor, drejtësi.
– Është për hallin e tyre..
-Janë penduar që e çuan Hashim Thaçin në Hagë.
– I mbërthyen me duart e veta prangat, tani qajnë si qyqet.
-Të vonuar..
-Të jemi të qartë: Gjykatën Speciale e krijoi kjo opozitë.
– Me krenari. Të shtyrë nga komandant Gjarpri, që sot është kreu-NPK me vulë të drejtësisë.
-Sot, Memli Krasniqi e Lumir Abdixhiku janë bërë mjeshtër të vetëshkatërrimit politik.
-Janë vegla që i kanë zbehur e zvogëluar partitë e veta.
-Nuk po shkatërrohen nga Albin Kurti.
– Po zhduken nga paaftësia e vet.
-Kjo nuk është opozitë. Është karnaval politik.Bande mafiozesh te luftes dhe paqes.
– Këta, Albin Kurti, dhe Donika Gervalla do t’i mposhtin gjithmone..
-Albin, a po shkojmë në zgjedhje, apo po i lëmë këta të kërcejnë vallen e krokodilëve që qajnë për vetveten?
-Populli po sheh. E di kush është fajtori. S’është diku tjetër. Është në pasqyrë .Eshte opozita krokodili i penduar.