Për një grua” opozita shkakton krizë – Kimete Berisha: Duhet të jesh krejt i marrë për t’ia mohuar vetes mandatin për inat të Albulenës!
Në një reagim të drejtpërdrejtë dhe të ashpër në Facebook, Kimete Berisha kritikon ashpër partitë opozitare në Kosovë për shkaktimin e krizës parlamentare, duke e cilësuar si një veprim të pakuptimtë refuzimin e mandatit për kryetar të Kuvendit vetëm për shkak të emrit të Albulena Haxhiut. Sipas saj, inati personal ndaj një gruaje po e shkatërron Kuvendin, ndërsa liderët opozitarë i quan “palaço politikë”. Ajo thekson se opozita nuk po e kupton se problemi i tyre nuk është Albulena, por Albin Kurti.
Postimi i plotë i Kimete Berishës:
Për një femër..!
– Tash meshkujt e opozitës kthehen në shtëpitë e tyre në lagjet superluksoze, kthehen si luftëtarë të palëkundur që e fituan betejën kundër Albulena Haxhiut!
– Duhet të jesh i marrë, krejt i marrë që të dëmtoh vetën për Albulena Haxhiun!
– Opozita ia mohoi vetes mandatin e deputetit…për çfarë vurmaku?
– Për Albulena Haxhiun!
– Që do të thotë se: Albulena Haxhiu është ‘kaq e madhe’ për opozitën!
– Çfarë kauze është kjo, t’ia mohosh vetes mandatin e deputetit, veç për inat të Albulena Haxhiut!
– Kush është Ajo?
– Ky është budallallëk i pashembullt i opozitës!
– Është patetik, gjest ekstremist, është ekskomunikim dhe çka s’është…
ndoshta është edhe gjynah ta urresh dikë në mënyrë të organizuar, pa asnjë arsye personale!
– Nuk është problem për mua poshtëria, por budallallëku.
– A ka budallallëk më të madh se sa ta shkatërrosh Kuvendin dhe ta bësh veten injorant për Albulena Haxhiun!
– Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku janë palaço politikë.
– Kosova kurrë nuk ka pasur politikanë më të dëshuar dhe më të mjerë se Memli Krasniqi me Lumir Abdixhikun!
– Janë aq të paditur sa nuk kanë arritur ta kuptojnë se nuk është problemi i tyre Albulena Haxhiu, por është Albin Kurti dhe ai prapë i fiton zgjedhjet!
– Prandaj, këdo që e kishin zgjedhur për Kryetar Kuvendi – e kishin zgjedhur Albin Kurtin!