Deklaratë e fortë nga Agim Aliçkaj: Krerët e opozitës s’janë as UÇK, as Rugova!
Veprimtari politik, Agim Aliçkaj, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në skenën politike, duke e cilësuar sjelljen e opozitës si dëmtuese për shtetin.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka shkruar:
“FITORE E PIRROS! Bllokuesit e shtetit-krerët e opozitës e treguan se urrejtja dhe kojtja e tyre është më e fortë se dashuria ndaj shtetit. Nuk janë UÇK as Dr. Rugova”.
Ky reagim vjen në kohën kur retorika politike mes pushtetit dhe opozitës është përshkallëzuar, ndërsa debatet për legjitimitetin dhe rezultatet zgjedhore po vazhdojnë.