POLITIKATË FUNDIT

Gjinovci kritikon ashpër protestuesit: “Militantë të opozitës së korruptuar, jo qytetarë”

Aktivisti Rron Gjinovci ka reaguar me tone të ashpra ndaj një grupi protestuesish të cilët janë paraqitur si qytetarë të pakënaqur me qeverinë aktuale. Përmes një postimi në rrjete sociale, Gjinovci i ka quajtur ata “militantë të opozitës së korruptuar deri në fyt”, duke i akuzuar për hipokrizi dhe mungesë të kredibilitetit moral.

“Ku ishin bre këta ‘qytetarë’ me i dalë Adem Grabovcit, Hashim Thaçit e Kadri Veselit? Ose që Pal Lekajt me e akuzu për korrupsion?”, ka shkruar Gjinovci, duke vënë në pikëpyetje qëllimet dhe motivet e protestës. Sipas tij, këto grupe nuk përfaqësojnë interesin qytetar, por agjenda politike të partive të cilat vetë kanë histori të gjatë me korrupsion.

Ai shtoi se këto përpjekje janë një përpjekje e dëshpëruar për ta barazuar të gjithë spektrin politik me “një thes”, me qëllim që të zbehet dallimi mes atyre që kanë qeverisur dhe janë akuzuar për krim e korrupsion, dhe atyre që po përpiqen të sjellin ndryshim.

“Jo, s’jena krejt njëjtë. Ju jeni hajna dhe për këtë arsye në opozitë, madje për kohë shumë të gjatë,” përfundon reagimi i tij.

Reagimi i Gjinovcit ka nxitur debat në opinion, me mbështetës që vlerësojnë sinqeritetin e tij, por edhe kundërshtarë që e akuzojnë për njëanshmëri politike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *