“Opozita nuk e lejon konstituimin e Kuvendit se merr urdhëra nga Hashim Thaҫi”
Edhe seanca e 52-të dështoi në konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Edhepse në praninë e ambasadorëve të huaj, deputetët vazhduan qëndrimin e njëjtë.
Kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari u bëri thirrje sërish përfaqësuesve të partake politike për të propozuar anëtarët e tyre për komisionin për votim të fshehtë, por meqë ata vazhduan kritikat e njëjta, ai sërish ua ndali fjalën.
54 vota të pozitës, sërish nuk mjaftuan për konsituimin e Kuvendit, duke e dështuar edhe seancën e 52-të.
Por kush është fajtori për këtë gjendje politike në vend?
Profesori universitar dhe publicisti, Eshref Ymeri fajtor e quan opozitën në Kosovë, duke thënë se po merr urdhëra nga Haga, pasi sipas tij, Hashim Thaҫi po e mban në kontroll opozitën.
ImageEshref YmeriFoto galeri
“Fajin për gjendjen e krijuar e ka opozita tradhtare thaçiste, e cila, si bashkëpunëtore e ngushtë e Serbisë fashiste, nuk lejon konstituimin e Kuvendit gjatë një periudhe me shumë se pesëmujore. Ky qëndrim antikombëtar i opozitës, dëshmon më së miri se ajo vepron nën urdhrat e burgaxhiut të Hagës, me emrin Hashim Thaçi, i cili, edhe nga qelia e Hagës, vazhdon ta ketë nën kontroll opozitën tradhtare”, vlerëson ai.
Ai në këtë rast fajësoj edhe treshën Presidentja Vjosa Osmani, Albin Kurtin dhe Glauk Konjufcën.
“Në këto kushte, Treshja udhëheqëse Osmani, Kurti, Konjufca, mban përgjegjësi për moszhvillimin me kohë të zgjedhjeve të parakohshme, për ta nxjerrë vendin nga ky qorrsokak absurd”, thotë Ymeri.
Sipas tij, një marrëzi që po ndodhë në Kosovë, vetëm populli shqiptar e lejon me heshtjen e tij.
“Si është e mundur që Kuvendi vazhdon të mos konstituohet për më shumë se pesë muaj, kurse deputetët vazhdojnë jetën parazitare, duke marrë rroga të majme në kurriz të Buxhetit të Shtetit, që mbahet me taksat e popullit dardan. Një marrëzi të tillë, si askund në botë, vetëm populli shqiptar ia lejon vetes me heshtjen e tij paradoksale”, tha profesor Ymeri.