POLITIKATË FUNDIT

Kimete Berisha: Baladë nga burgu!

1. Burgu i Hagës është hotel ku mund të luash golf, anipse ti nuk di të luash golf;

– mund të luash me letra, anipse t’i kanë lexuar letrat në xhep;

-…të luash edhe shah, anipse ende pa filluar loja ta kanë bërë ‘mat’;

– Gazeta New York Times vjen për ty tek dera e burgut, sa herë të duash, sepse ta paguan populli,

dhe ti mund ta shikosh edhe filmin ‘Alkatraz’!

– Të burgosurit e Hagës janë asi meshkujsh…skofiarë, milionerë, kanë avokatë elitarë, që kushtojnë shtrenjtë, më shtrenjtë se gjaku, më shtrenjtë se liria, se edhe liria, kur blihet me para, harxhohet, si paratë.

2. Është aq hotel Haga, sa që edhe njeriun më të ftohtë e regj, e zbut, derisa e bën poet.

– Poet e kish bërë edhe Ish Presidentin, i cili nga një njeri i ngurtë ishte shkrirë në vargje.

– As Khalil Gibran nuk është ndjerë më i izoluar, më i vetmuar e më i huaj në këtë botë.

– Presidenti nuk e hiqte nga goja ‘vetminë’.

Jam i vetmuar, tha, disa herë, jo veç pse kështu e kërkon balada, por sepse ndjente sikur ende nuk është mjaftueshëm bindës.

3. Ashtu siç e kam ‘parashikuar’, ai nuk tha asgjë ekskluzive.

– Vuajtja nuk është lajm;

dashuria për prindërit nuk është lajm.

– Mënyra se si fliste për vuajtjen e tij hapur dhe me detaje, nuk shkonte me natyrën e tij private dhe të rezervuar.

– Prandaj, kush pati fat të ishte me mua në ato çaste më dëgjoi kur e bëra këtë ironi nga një lartësi e poshtër cinike:

– Si duket atij stilistit që ia ka ‘stilizuar’ vuajtjen ish Presidentit, nuk i ka vdekur baba., sepse këdaj vuajtje i mungon ‘veta e parë e pikëllimit’.

– Është normal të kesh stilist gjuhësor, por duhet të kesh kujdes, sepse stilisti i keq ta ‘ndërron’ edhe gjjninë gjuhësore, dukesh si femër, duke qenë mashkull dhe anasjelltas.

– Meshkujt nuk e shprehin vuajtjen si femrat, që e shprehin me shumë fjalë.

– Prandaj, ka vetëm vajtore, s’ka vajtorë!

4. Çka deshi të thotë ish Presidenti?

Që nuk është koha të thotë asgjë.

5. Çka tha?

– Që i ka lexuar dy libra’ politike.

– Që është ‘shok’ i mirë.

Dhe dëshira e tij për të qenë ‘shok’ i mirë ishte më e madhe se nevoja për liri.

– Tha që është mësuar të gatuaj.

Eh…Kjo do të duhej të zgjonte simpati popullore, por hë për hë nuk zgjoi, sepse tingëllonte thuajse i kishin çuar mësit.

– Tha që është ‘familjar’ dhe e do familjen e tij, e do gruan e tij.

Por as ky nuk është lajm. Punë e madhe që është familjar.

6. Jam, jam e mirë,

S’jam, s’jam e mirë,

Dhe në jam e mirë,

Jam për veten time.

– Nuk mund

të jetë lajm që fotografinë e familjes e mban në murin e qelisë.

Lajm do të ishte sikur të thoshte se

i mban në ram portretet e atyre që ia morën lirinë.

7. Çka tha tjetër?

– Që Biden, e ka lënë Kosovën në harresë (mirë e ka).

– Që sikurse Biden, edhe Obama nuk është bindur kur ky kur i ka thënë që Izraeli duhet ta njoh Kosovën (Mjrë e ka: Obama e ka kthyer Kosovën në tavolinën e Serbisë).

– Tha që është gabim që Kosiva të krahasohet me Ukrainën (qind për qind dakord).

– Tha që Trump është i mirë, dhe Grenell është i mirë.

– Sidomos Edi Rama…është dukat, tha.

– Kur foli për Edi Ramën, ndjeva sikur Edi Rama vet e kish shkruar fjalinë që i kushtohej Edi Ramës. Qysh e puthte veten:…buzë.

8. A tha diçka që na hyn në punë?

– S’di.

– Veç, tha që më nuk do të merret me politikë… nëpër të njëjtat shtigje.

– Pra, ai mendon se është burgosur nga ‘dikush’ që ka dashur ta lirojë Kosovën nga ‘ndikimi’ i tij…dhe kështu bëri me dije që mos t’i frikësohen lirimit të tij….

– Nuk e di kujt ia bën me dije, por e di se nuk është hera e parë që e siguron ‘botën’ se nuk është konkurencë politike e askujt.

9. Gazetari u mundua t’ia nxjerr ndonjë mallkim për kryeministrin në detyrë, por nuk arriti.

– Ish Presidenti ishte i matur…

Gaboi vetëm kur pyeti se ‘Si ikën kriminelët serbë nga Veriu si të ishin krushqi të lirisë’…

1 Kjo pyetje nuk bëhet për një vend që ruhet nga KFOR-i.

10. Gazetari e provokoi, pamëshirshëm:

– A ndjehesh i tradhtuar e pyeti:

Ti që i ke dëgjuar amerikanët ke përfunduar në burg e kryeministri në detyrë që nuk po i dëgjon amerikanët gjë s’po e gjen!

– Kjo është pyetja më palidhje…prandaj s’ka përgjigje logjike për të…

– Sepse, Ish Presidenti nuk u arrestua që i donte amerikanët…!

11. Ish Presidenti gjeti kohë të

thotë se Skënderbeu ka qenë Hero (që domethënë e pranoi se ka gabuar atëherë kur me kërkesën e Presidentit Erdogan e ka pas formuar Komisionin shtetëroe për heqjen e pushtuesit osman nga historia….

derisa ka pas reaguar ashpër Angela Merkel)

– E qau edhe Adem Demaçin, për të cilin tha se është harruar anipse ai është vet liria.

12. Çka fitoi nga nostalgjia e tij e papërmbajtur!

– Asgjë.

A do t’i ndihmojë kjo intervistë Partisë së tij politike për ta marrë pushtetin?

Jo!

No.

– Pse?

Sepse, kështu e ka vuajtja dhe vetmia…të

gjithë ikin prej saj!

– Pas luftës, bota është habitur se si UÇK e solli lirinë, ndërsa ‘rezistenca e tunelit’ e fitoi pushtetin!

13. Kush i duhet sot Kosovës?

– Krejt i kemi,

kemi primitivë, budallenjë e arrogantë të ndryshëm.

Veç një njeri i urtë po mungon.

Dikush që flet pak, ose hiç.

P.S. Ndërkohë që ish Presidenti fliste për vetminë…

Presidentja Osmani fliste për kanalizimin në Presidencë.

– Tha që ka kërkuar dhjetë dhoma pushimi, një oborr me gjyla, një saunë, një kuzhinë, pesë dhoma për mysafirë…

dhomën e garderobës, shpajzin dhe ballkonin, sepse aty ku punon ajo, kur po vijnë të huajt, tha, po vjen era kanalizim!

– Pra, era e rëndë detektohet veç

nga hundët ndërkombëtare!

– Ti moj moj…Pse nuk përdorë eufemizma… Se grua je!

– Askush nuk kundërmon gjuhësisht më shumë se ti….joelegante dhe e egër.

– Bile sa herë të shohim ty, gjthmonë këmbën mbi këmbë, lë përshtypje sikur po mundohesh ta ndalësh hovin…!

– Edhe Edi Rama tha se drejtësia ndërkombëtare nuk është e lirë dhe i vjen era e keqe!

– Shqiptarët veç hundën po e përdorin për të kuptuar se çka është mirë e çka është keq!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *