Xhavit Drenori kritikon ndërhyrjen e Ganimete Musliut në Kuvend: “Bakshishi” më i mirë që PDK-ja…
Analisti Xhavit Drenori ka reaguar ndaj veprimeve të deputetes Ganimete Musliu në Kuvendin e Kosovës, duke i cilësuar ato si të papërshtatshme dhe jo në funksion të demokracisë.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Drenori ka komentuar ndërprerjen e një seance nga ana e Musliut, ku ajo kishte tentuar të ndalonte duke ndërhyrë fizikisht dhe zëshëm.
“Nëse Ganja do ta kishte kapur dhunshëm mikrofonin e kryesuesit për ta penguar votimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në vitin 2013, apo të Gjykatës Speciale në vitin 2015, ndoshta sot do ta kujtonim si heroinë,” shkruan Drenori. “Por ta bësh sot, vetëm sepse nuk të pëlqen një proces demokratik… kjo nuk ka as shije të mirë, as që ndihmon kauzën që e mbron.”
Ai thekson se në një sistem demokratik, legjitimiteti fitohet me votë dhe me respekt për rregullat institucionale, jo përmes pengesave apo zhurmës.
Postimi i plotë:
Po të kishte shkuar Ganja ta kapte DHUNSHËM MIKROFONIN e kryesuesit dhe të PENGONTE VOTIMIN e #Asociacionit të komunave me shumicë serbe në vitin 2013, apo VOTIMIN e #Gjykatës Speciale në vitin 2015, ndoshta sot do ta kujtonim si heroinë.
Por ta bësh sot, vetëm për ta ndërprerë një votim demokratik që s’të pëlqen… kjo nuk ka as shije të mirë, as që ndihmon kauzën që e mbron.
Në demokraci, legjitimiteti nuk fitohet me zhurmë, por me votë. Dhe me respekt për rregullat që vetë i kemi ndërtuar.
P.S. Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014 është “bakshishi” më i mirë që PDK-ja, me eksponentët e saj në atë kohë në Gjykatë, i ka bërë VETËVENDOSJES në vitin 2025.
Me kot nuk thuhet: çka të mbjellësh, edhe e korrë.