Plas sherri në zonën e “Lumit të Shalës”/ Përplasje e dhunshme mes të rinjve, plagosen dy persona (VIDEO)
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një sherr është shënuar në zonën turistike të Lumit të Shalës, ku dy të rinj kanë mbetur të plagosur rëndë, si pasojë e një konflikti të dhunshëm me mjete të forta.
Sherri ka nisur rreth orës 02:00, mes disa të rinjve turistë dhe disa të tjerëve që ushtrojnë aktivitet biznesi në këtë zonë.
Përplasja fizike ka zgjatur për disa minuta, duke shkaktuar panik dhe shqetësim në këtë pikë turistike që vizitohet nga qindra pushues çdo ditë.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se, janë përdorur mjete të forta gjatë konfliktit, ndërsa dy të rinj kanë mbetur të plagosur rëndë.