POLITIKATË FUNDIT

Imeri: LVV, PDK dhe LDK herët a vonë do të bashkëqeverisin

Politologu, Dorajet Imeri ka deklaruar se deri në momentin e fundit për konstituimin e Kuvendit nuk pret diçka pozitive nga partitë politike.

Derisa, ai ka ftuar partitë politike të reflektojnë në momentin vendimtar për historinë politike të Kosovës.

Sipas Imerit, LVV-ja, PDK-ja dhe LDK-ja herët a vonë do të bashkëqeverisin.

Kurse sa i përket një bashkëpunimi mes LVV-së dhe Nismës, ky i fundit thotë se nuk do të ketë indikacion.

Madje, politologu u shpreh se Limaj mund të bëhet kryeparlamentar, nëse Kurti do të jetë prapë kryeministër i vendit.

“Qëndrimet e partive politike nuk na japin shpresë që do të kemi diçka pozitive për konstituimin e Kuvendit, deri në momentin e fundit. Një marrëveshje e mundshme midis LVV-së dhe Nismës, pavarësisht nëse do të mund të arrihet ose jo e njëjta është se vështirë mund t’i siguronte votat për një shumicë të re parlamentare, pa një angazhim të shtuar të akterëve politik ose të VV-së ose Nismës. Është e kuptueshme që deputetët të votojnë të shprehin vullnetin e tyre politik, por gjithmonë duhet të kemi parasysh se nuk guxojmë të lëmë zbrazëtira të tilla politike dhe kushtetuese sepse të njëjtat fatkeqësisht mund të përdoren për të mbajtur një situatë të tillë. I ftojë partitë politike që të reflektojnë më këtë moment vendimtar për historinë politike të Kosovës. VV, LDK e PDK duhet të reflektojnë që të shkojmë një hap më tutje, do të bashkë qeverisin herë kurdo, do të konstituohet Kuvendi herë do kur, por ne humbëm një vit po thuajse. Unë nuk kam asnjë element që më jap shpresë që do të ketë diçka pozitive në aspektin për bashkëpunim mes LVV dhe Nismës, nuk ka indikacion. Limaj mund t’i merr 61 vota për kryeparlamentar, por për qeverinë nuk i bënë nuk i ka votat. Limaj mund të jetë kryetar i Kuvendit, nëse Kurti do të jetë kryeministër i Kosovës”, ka deklaruar Imeri në emisionin “Ditari”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *