Asamblisti i AAK-së në Suharekë, Reshat Selimaj, i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje
Asamblisti i Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës në Suharekë, Reshat Selimaj, ka aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje. Lajmin e ka dhënë shefi i grupit parlamentar të asamblistëve të Levizjes Vetëvendosje në Suharekë, Liridon Fandaj, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook.
“Me vizion për të ardhmen dhe përkushtim ndaj qytetarëve, Reshat Selimaj ka vendosur t’i bashkohet Lëvizjes VETËVENDOSJE, duke sjellë energji të reja dhe përvojë në shërbim të ndryshimit dhe zhvillimit lokal.
Mirë se erdhe në rrugën e angazhimit qytetar dhe progresit!” ka shkruar Fandaj në profiling e tij në Facebook.
Selimaj ka qene tri mandate me radhë asamblist i AAK-së në Suharekë dhe është njëri ndër më të votuarit në këtë komunë.