Kryetari Bulliqi përmend projekte milionëshe
Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi është krenuar me punën e tij në këtë komunë.
Ai thotë se Podujeva tani ka një ndryshim të madh në krahasim me të kaluarën.
“Dilni një ditë në Podujevë, ju qes çaj dhe e shihni Podujevën. Ka ndryshim të madh Podujeva”, tha Bulliqi.
Ai ka përmendur disa nga projketet milionëshe që thotë se janë realizuar apo janë në proces e sipër në komunën e Podujevës.
“Po t’i përmendi vetëm projektet milionëshe që janë realizu apo janë në proces të realizimit. Stacioni i Autobusëve për 60 vite ka qenë barak, për herë të parë Podujeva ka një stacion modern të autobusëve. Urgjenca e qytetit, projekt modern. Po bëhet qendra multifunksionale. Po e bëjmë pishinën gjysmë-olimipike…”, tha mestjerash Bulliqi