POLITIKATË FUNDIT

Bulliqi për Abdixhikun: Nëse ka mujt me funksionu si ministër në qeverinë Kurti, pse s`po mujka tash?

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi është i ftuar në “Pressing” të T7, të martën.

Bulliqi foli edhe për kreun e LDK-së Lumir Abdixhiku, ku tha se nëse ka mundur të funksionojë si ministër i Kurtit, pse nuk mundet edhe në koalicion.

“Nëse ky Lumir Abdixhiku, kryetari i LDK-së ka mundur me ekzistu si ministër i Qeverisë Kurti dhe ka bashkëpunu si ministër me Kurtin, sot pse nuk po mujka”, tha Bulliqi.

Por, atij iu përgjigj autori i emisionit “Pressing”, Leonard Kerquki, i cili i tha se “përformanca e ministrave të LDK-së ka mundur të jetë rrezik për ata të LVV”, duke shtuar se “nuk i kanë shërbyer Kurtit’.

“Ministrat edhe të LDK-së, përfshirë Lumir Abdixhiku, kanë hy atë jo si shërbëtorë të Kurtit, dorën zemër Vetëvendosje kanë mundur me pësu, e çfarë bën Albin Kurti e shkarkon Agim Veliun në mënyrë që me shkatërru atë qeveri të mirë për me mujtë me formu qeverinë vet pastaj. Mos thoni i kanë shërby”, tha Kerquki.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *