POLITIKATË FUNDIT

Belgjika dhe Kosova nënshkruajnë letër qëllimi për bashkëpunim në industrinë e mbrojtjes

Belgjika dhe Kosova kanë nënshkruar sot një letër qëllimi për të thelluar bashkëpunimin në fushën e industrisë së mbrojtjes.

Kjo u bë e ditur nga ministri i Mbrojtjes i Belgjikës, Theo Francken.

Ky hap përfaqëson një angazhim të përbashkët për forcimin e partneritetit strategjik mes dy vendeve dhe zhvillimin e kapaciteteve industriale të mbrojtjes në Kosovë.

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka mirëpritur këtë nismë si një mundësi për të avancuar bashkëpunimin dypalësh me Belgjikën dhe për të rritur kontributin e vendit në sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare.

Francken shprehu gatishmërinë për të vazhduar dialogun dhe projektet konkrete me autoritetet kosovare në këtë fushë jetike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *