TË FUNDIT

Xhevdet Mazrekaj: Limaj përballë një shansi të rrallë – apo në prag të fundit politik?

Xhevdet Mazrekaj, botues i gazetës “Bota sot”, ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i ka bërë një ofertë zyrtare vetëm Nismës Socialdemokrate për të hyrë në qeveri, duke anashkaluar PDK-në, LDK-në dhe AAK-në.

Ai këtë lëvozje e sheh si përpjekje për të siguruar shumicën parlamentare me ndihmën e 3 deputetëve të Nismës, duke e vënë Fatmir Limajn në një pozitë kyçe për formimin e institucioneve.

Sipas tij, nëse Limaj refuzon ofertën, vendi mund të shkojë drejt zgjedhjeve të reja – ku Nisma rrezikon të mos e kalojë pragun zgjedhor.

Shkrimi i plotë:

Fatmir Limaj përpara një shansi që nuk vjen shpesh – apo përballë rrezikut të fundit politik?

Sot, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i ka bërë një ofertë të drejtpërdrejtë vetëm Nismës Socialdemokrate për të hyrë në qeveri. Me këtë lëvizje, Kurti po përpiqet të sigurojë shumicën parlamentare pa përfshirë PDK-në, LDK-në apo AAK-në – të cilat janë shprehur qartë kundër bashkëqeverisjes me të.

Në këtë rrethanë, Limaj dhe Nisma, me vetëm 3 deputetë, janë papritmas në një pozitë kyçe. Një parti që rrezikoi të mbetej jashtë Kuvendit, sot mund të bëhet vendimtare për formimin e qeverisë.

Por nëse Limaj refuzon ofertën, vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja – dhe atje Nisma, e vetme, rrezikon të mos e kalojë as pragun zgjedhor.

Në këtë pikë, vlen të kujtojmë fjalët e Winston Churchill:

“Të kapësh një mundësi është shumë më e vështirë sesa ta shohësh atë.”

Limaj tashmë e ka parë mundësinë. Pyetja është: a do të ketë guximin ta kapë?

Në politikë, ka momente që ndodhin vetëm një herë. Për Fatmir Limajn dhe Nismën, sot është ai moment.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *