OPINIONTË FUNDIT

Shpopullimi e kolonizimi i Shqipërisë së 2025-ës i njëjtë me atë të Kosovës në vitet 1920!

Sipas të dhënave të publikuara nga “e-Albania”, janë rreth 86 mijë aplikime për lejet unike të regjistrimit të të huajve për të punuar në Shqipëri. Lejet unike u jepen shtetasve të huaj, që synojnë të kryejnë punë të ligjshme në territorin shqiptar. Procesi i aplikimit për leje unike u mundëson atyre të plotësojnë dokumentacionin përkatës në mënyrë “online” përmes platformës “e-Albania”. Ky është informacioni që vjen në mediet tona.

Ky numër i të huajve në tri vite me kërkesë për t’u punësuar në Shqipëri shoqërohet me 286 mijë shqiptarë të përzënë nga Shqipëria. Së paku numri i të huajve në raport me numrin e shqiptarëve që ikin nga ky vend është 1:3. Treshi përfaqëson shpopullimin dhe njëshi përfaqëson popullimin me të huaj. Shpopullimi është shpërngulje. Popullimi me të huaj është kolonizim. Pavarësisht arsyetimit, shkaqeve dhe metodave që ato kryhen. Në thelb mbetet fakti se shqiptarët ikin dhe e lenë atdheun e tyre bosh dhe se këtë boshllëk qeveria shqiptare e zevendëson me të huaj kryesisht nga Azia, por edhe nga Afrika.

Shpopullimi dhe kolonizimi janë dy akte që vijnë në simbiozë me njëra-tjetrën. Ndodh e para, pastaj vjen e dyta. Në rastin e Shqipërisë ka një specifikë. Gjithçka e kryen qeveria shqiptare me ligj e përmes E-Albanias. Pra gjithçka realizohet legalisht. Pa pasë asnjë drojë se dikush do të reagojë, se dikush do ta qortojë këtë qeveri. Dhe kësisoj në vitin 2050, kur sipas Politico-s, Shqipëria do të bëhet anëtare e BE-së, atëherë do të hyjnë në BE jo më shqiptarë, por aziatikë dhe afrikanë të ardhur në Shqipëri. Deri atëherë, sipas këtij ritmi, të huajt do të jenë shumicë në vendin tonë, madje sipas ligjit do të jenë edhe shtetas të Republikës së Shqipërisë.

Të përzgjedhurit për kolonizimin e Shqipërisë janë bërë më kujdes. Shumica dërmuese janë filipinas, indianë etj, deri edhe si barinj për mbarështrimin e bagëtive në fshatra. Fillimisht thanë se do të vijnë bangladeshas. Por mesa duket qeveria hoqi dorë prej tyre, sepse ata nuk janë krejt dele, nuk nënshtrohen lehtësisht si filipinasit dhe indianët. Qeveria i do të huajt në Shqipëri nga ato nacionalitete që kanë treguar se jetojnë edhe në varfëri dhe nga ana tjetër nuk qahen, aq më pak të bërtasin e të protestojnë. Prandaj dhe nuk preferohen më agjencitë e punësimit në lidhje me Bangladeshin, Pakistanin apo ndonjë vend tjetër, ku njerëzit reagojnë për jetën e dinjitetin e tyre.

Ne shqiptarët e Shqipërisë kemi inflacion të madh deklaratash patriotike. Por në fakt nuk kemi mësuar as nga ajo çfarë Serbia ka bërë në Kosovë. Robert Pichler shkruan se në vitet 1920 Serbia shtetëzoi 100 mijë hektar tokë pasuri të shqiptarëve dhe ua dhuroi kolonëve serbë që i solli në Kosovë. Ishin tokat më të mira që Serbia ua mori shqiptarëve dhe ua dha serbëve. Prandaj dhe numri i popullsisë serbe u rrit në këtë vend, madje u dyfishua. Ishin kolonë që do duhej ta ndryshonin raportin e popullsisë në favor të etnisë serbe. Kjo e vërtetë ka ndodhur disa herë si rezultat i politikave serbe për shpopullimin nga shqiptarët të Kosovës dhe kolonizimin e saj me serbë.

Sot në Shqipëri po ndodh e njëjta gjë. Ajo po kolonizohet me të huaj, kryesisht aziatikë, jo dhe aq me serbë, të cilët janë shtuar shumë në numër. Ndërsa qëllimet e motivet e dy subjekteve, pra qeverisë së atëhershme serbe dhe qeverisë së sotme të Shqipërisë, që kryejnë aktin e shpopullimit dhe të kolonizimit, janë të ndryshme. Ndërsa Serbia tentoi ta kolonizojë Kosovën për ta shndërruar atë tokë të saj, qeveria e sotme e Tiranës synon të konstruktojë në Shqipëri një mbretëri të tipit saudit. Shkurt, kërkon që Shqipëria të mbetet pa shqiptarë, pasi që këta edhe nëse rastisin të jenë pjesë e oborrit mbretëror, nuk janë të besueshëm. Kjo strategji ka çuar këto ditë në furtunën e shkatërrimeve në Theth e në mbarë Shqipërinë. Qëllimi është që shqiptarët të ikin nga ky vend dhe E-Albania të regjistrojë sa më shumë kolonë aziatikë për t’i zëvendësuar ata. Ndërsa pjesa luksoze e bregdetit nuk dihet se për kë do të rezervohet. Do të shohim surpriza të reja, por jo në disvaror të shpopullimit, vetëm favor të kolonizimit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *