POLITIKATË FUNDIT

Tradhtia që po fundos Dardaninë”/ Profesori godet opozitën: Serbia po luan në prapaskenë, planet janë…!

Deputetët e Kuvendit të Kosovës dështuan për të 49-tën herë me radhë për të konstituuar përbërjen parlamentare të dalë nga zgjedhjet e shkurtit.

E në lidhje me ngërçin politik të krijuar ndërkombëtarët kanë qenë mjaftë kritikues dhe kërkues nga partitë politike.

Ndër ta ishte edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka theksuar se përgjegjësia për zgjidhjen e ngërçit institucional është e plotë dhe vetëm në duar të politikanëve, dhe jo të Gjykatës Kushtetuese.

Rohde ka shprehur shqetësim për bllokimin e vazhdueshëm të proceseve politike dhe ndikimin negativ që kjo ka mbi imazhin dhe reputacionin ndërkombëtar të Kosovës.

Ai paralajmëroi se, nëse situata nuk zgjidhet shpejt, Kosova mund të humbasë rëndësinë e saj në arenën ndërkombëtare.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori Eshref Ymeri.

Ai thotë se se gjendja e rëndë politike dhe ndërkombëtare e Dardanisë është pasojë e paaftësisë dhe tradhtisë së deputetëve dhe opozitës, të cilët veprojnë në dëm të vendit për interesa të huaja.

ImageEshref YmeriFoto galeri
“Pozicioni ndërkombëtar i Dardanisë është tronditur keq për fajin e vetë deputetëve parazitë në ulëset e Kuvendit. Llogariteni, se si ka mundësi që deputetët e atij Kuvendi kanë më shumë se pesë muaj që marrin rroga të majme, duke vazhduar jetën e tyre parazitare në kurriz të taksapaguesve dardanë?

Kjo gjendje tejet alarmante, siç e kam theksuar edhe herë të tjera, vërteton më së miri, se Republikën e Dardanisë e udhëheqka opozita tradhtare thaçiste, me investimin e nëndheshëm të Serbisë fashiste. Ambasdori gjerman ka shumë të drejtë që nënvizon përkeqësimin e autoritetit të Republikës së Dardanisë, nëse kjo nuk gjen forca të dalë nga një rrugë pa krye, ku e ka futur opozita tradhtare”, u shpreh ai.

Tutje, Profesori argumenton se opozita, në bashkëpunim me Serbinë, po dëmton rëndë shtetësinë e Kosovës, duke krijuar ngërçe që Serbia i shfrytëzon për ta paraqitur veten si më të organizuar në sytë e ndërkombëtarëve.

Ai gjithashtu kritikon pasivitetin e udhëheqjes së Dardanisë dhe mungesën e reagimit popullor si arsye pse as Brukseli nuk ndërhyn ndaj shkeljeve të demokracisë në rajon.

“Tradhtia e hapur e opozitës, në bashkëpunim me Serbinë fashiste, çon ujë vetëm në mullirin e kësaj të fundit. Sepse ngërçin politik në Prishtinë, Serbia fashiste e shfrytëzon me shumë djallëzi, për t’ thënë opinionit ndërkombëtar:

“Këto janë pasojat e shkëputjes së Kosovës nga Serbia, e cila është shtet i organizuar, që nuk lejon ngërçe të tilla politike. Kjo situatë në Kosovë dëshmon se shqiptarët nuk janë të aftë të ndërtojnë shtet juridik. Shikoni shqiptarët e Shqipërisë, ku asnjëherë nuk zhvillohen zgjedhje normale, por vetëm të manipuluara”.

Zhvillimet e fundit në rajon nxjerrin në pah se vetëm Republika e Dardanisë vazhdon të çalojë në konsolidimin e një shteti ligjor. Shtetet e tjera të rajonit (përjashto Serbinë fashiste), që janë dashamirëse ndaj Republikës së Dardanisë, nuk e shikojnë me zili këtë gjendje amullie në Prishtinë dhe, vetvetiu, shtrojnë pyetjet:

Treshja udhëheqëse si e lejuaka këtë anomali politike më shumë se pesëmujore? Pse nuk organizoi zgjedhje të parakohshme?

Opozita në Tiranë është ankuar në Bruksel, duke paraqitur fakte me video për vjedhjen e votave në zgjedhjet e 11 majit. Por Brukseli as që e ka vënë ujët në zjarr për ndëshkimin e kryetradhtarit Rama. Po cila është arsyeja që Brukseli ka heshtur? Përgjigja është e thjeshtë. Një analist, në kanalin televiziv “Syri” të datës 17 korrik, deklaroi se ka pasur kontakte me europrlamentarë, të cilët, në reagimin e tyre ndaj masakrës zgjedhore të 11 majit, të denoncuar nga opozita, kanë deklaruar:

”Po si shpjegohet që populli ka heshtur para një masakre të tillë, se vetëm denoncimet e opozitës politike nuk mjaftojnë. Prandaj, në raste të tila të masakrimit të zgjedhjeve nga ana e pushteti, kur vetë populli hesht, mos prisni përkrahje nga Brukseli””, shpjegoi në detaje profesori.

Profesori kritikon ashpër heshtjen e shoqërisë dardane, veçanërisht të elitave intelektuale, përballë krizës politike dhe tradhtisë kombëtare, duke e krahasuar me reagimin e fuqishëm qytetar në Francë për një problem minimal.

Ai gjithashtu shpreh mosbesim ndaj ndërhyrjes së partnerëve evropianë, duke përmendur dështimin e tyre historik në mbrojtjen e civilëve, si në rastin e Srebrenicës.

“Të gjithë lexuesve iu kujtohet shumë mirë, kur në Francë, katër vjet më parë, çmimi i karburantit qe shtrenjtuar vetëm me tre cent. Kjo bëri që të shpërthenin protesta të fuqishme gjithandej. Asokohe qe botuar në internet informacioni në vijim:

”Presidentit Macron i këputën një dackë. Incidenti ndodhi gjatë kohës së vizitës së kreut të shtetit në Departamentin Drom në juglindje të vendit. Makroni i qe afruar turmës së banorëve vendës dhe filloi të komunikonte me ta. Ai e kapi nga dora njërin prej të pranishmëve. Në këtë moment, një burrë lëshoi një thirrje luftarake rojalistësh dhe e goditi me dackë Presidentin në fytyrë” (Сitohet sipas: “Francë: Një dackë Presidentit Makron”. Faqja e internetit “Euro Neës”. 08 qershor 2021).

Duke pasur parasysh këtë informacion, shtrohen disa pyetje:

Pse heshtin elitat intelektuale në Dardani, pse heshtin Profesorati dhe rinia universitare, pse heshtin zonjat dhe zonjushet dardane, pse hesht shoqëria civile, pse heshtin prindërit, vëllezërit dhe motrat e dëshmorëve, pse heshtin veteranët e luftës? Nëse kjo masë e madhe qytetarësh dardanë ka si busull orientimi vetëdijen e lartë kombëtare, pse vazhdojnë të heshtin? Pse nuk i edukojnë masat e thjeshta të qytetarëve dardanë me frymën e vetorganiziminit, për t’u ngritur në protesta të fuqishme kundër asaj pjese të elitës politike, e cila është blinduar në pozicionet e tradhtisë kombëtare?

Nga partnerët ndërkombëtarë, sidomos ata evropianë, nuk pritet asgjë për ruajtjen e stabilitetit në Ballkanin perëndimor. Këta evropianët i njohim mirë se çfarë “partnerësh” janë. I pamë se çfarë roli “stabilizues” patën luajtur në Srebrenicë, ku kishin të dislokuara trupat e tyre dhe luajtën paturpësisht thjesht rolin e sehirxhiut para asaj masakre të pashembullt të egërsirave fashiste serbe”, përfundoi Ymeri për “Bota sot”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *