POLITIKATË FUNDIT

Skandal: Asamblisti i VV-së publikon dokument ku Ganimete Musliu shpenzoi për udhëtim dyditor mbi 2 mijë euro nga buxheti i Komunës së Skenderajt

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj Hysni Mehani i është kundërpërgjigjur deputetës së PDK-së Ganimete Musliu e cila kritikoi kryeministrin në detyrë Albin Kurti gjoja për shenzimet e parasë publike në Greqi.

Mehani ka publikuar një dokument të Komunës së Skënderajt ku shihen shpenzime marramendëse të zyrtarëve të kësaj komune gjatë qëndrimit dyditor në Kroaci.

Çuditërisht në këtë listë ndodhet edhe deputetja e PDK-së Ganimete Musliu e cila ka shpenzuar më shumë se 2000 euro për këtë udhëtim edhe pse posti i saj prej deputeteje s’ka të bëj asgjë me qeverisjen lokale.
Mehani ka thënë se shpenzimet për kryeministrin Kurti i mbulon oraganizatori i simpoziumit që po mbahet në Greqi ndërsa shpenzimet për deputeten Musliu janë mbuluar nga buxheti i varfër i Komunës së Skënderajt.

“Gane këqyre veten në pasqyrë, oj Gane!

Ganimete Musliu paska reaguar për shpenzimet e Kryeministrit.

Nëse shpenzimet e Kryeministrit i mbulon organizatori, shpenzimet tua Gane i ka mbulu buxheti i varfër i Komunës së Skënderajt.

Mbi 2 mijë euro për dy ditë oj Gane” ka shkruar Mehani në reagimin e tij në fb.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *