Parandalohet kontrabandë me barna, u futën nga Serbia
Policia e Kosovës ka njoftuar se është parandaluar një rast i kontrabandës me mallra nga Serbia. Automjeti që është ndaluar dhe kontrolluar ka pasur barna të llojeve të ndryshme.
Nga policia është bërë e ditur edhe se lidhur me rastin është njoftuar prokurorja kujdestar në Gjilan, e cila ka urdhëruar që rasti të cilësohet “Kontrabandë me mallra”, dhe mallrat e dyshuara të sekuestrohen.
Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra
Prishtinë, më 18 korrik 2025
Patrulla policore kufitare e SPMK- Muqivërcë DRPK-Lindje Kaçanik, e angazhuar në luftimin e aktiviteteve kriminale ndërkufitare, ka arritur ta parandalojë një rast të kontrabandë me mallra (barna) nga Serbia. Rreth orës 13:25 në fshatin Novosellë, pasi që është futur në territorin e Republikës së Kosovës nga territori i Serbise, është ndaluar për kontroll automjeti me targa të Serbisë dhe gjatë kontrollit në bagazhin e tij janë gjetur barna të llojeve të ndryshme.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurorja kujdestar në PTH- Gjilan, e cila ka urdhëruar që rasti të cilësohet “Kontrabandë me mallra”, mallrat e dyshuara të sekuestrohen përkohësisht dhe t’i dorëzohen për ruajtje Doganës së Kosovës, kurse personi dhe vetura të lirohen në procedurë të rregullt.