TË FUNDIT

Maqedonci pret këshilltarin japonez: Kosova e gatshme të jetë partnere e besueshme e Japonisë në rajon

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti sot në takim këshilltarin e jashtëm të ministrit të Punëve të Jashtme të Japonisë dhe profesorin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Studimeve të Sigurisë në Universitetin Kobe, prof. Tosh Minohara.

Në takim u diskutuan zhvillimet aktuale gjeopolitike dhe sfidat globale të sigurisë. Palët shkëmbyen pikëpamje mbi interesat e përbashkëta dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes dhe politikës së jashtme.

Ministri Maqedonci theksoi lidhjen personale që ka me Japoninë dhe vlerat e përbashkëta që ndajnë të dyja shtetet – vlera demokratike, humane dhe të qëndrueshme – duke shprehur gatishmërinë për ta forcuar Kosovën si partner të besueshëm të Japonisë në Evropën Juglindore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *