TË FUNDIT

Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Një kërcënim i ri ndaj Presidentes – nuk është si herët e kaluara!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë një kërcënim të drejtpërdrejtë përmes emailit para dy ditë në orët e para të mëngjesit.

Mesazhi, i dërguar nga një person me emrin Betim Ibrahimi nga adresa betimibrahimi@yahoo.com, përmbante gjuhë ofenduese dhe përçmuese, si dhe kërcënime ndaj familjes së presidentes për arsye politike, përfshirë ndërrimin e flamurit dhe përdorimin e gjuhës në komunikimin zyrtar.

Në mesazhin kërcënues, i cili i është dërguar adresës zyrtare të Zyrës së Presidentes, përveç fjalëve ofenduese dhe gjuhës përçmuese, këshillohen veprime hakmarrëse edhe ndaj familjes së presidentes, për “tradhëti” dhe vendime të pretenduara politike si ndërrimi i flamurit apo zbatimi i gjuhësisë në komunikimin zyrtar.

“”Edhe familja jote. Për tradhti. Për ndërrimin e flamurit tonë. Për ndjekjen e njerëzve dhe marrjen e vendimeve bazuar në mendimet e tyre… A janë shenjat në Serbi në të dyja gjuhët, shqip dhe serbisht?””, shkruhet ndër të tjera në emailin e dërguar më 16 korrik në ora 00:15.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur eksperti i sigurisë, Bedri Elezi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *