TË FUNDIT

Kuzhinieri Burak Ozdemir e pyet se cilën këngë turke di, youtuberi amerikan IShowSpeed ia përmend një shqiptare

Një moment i pazakontë dhe argëtues ka ndodhur së fundmi gjatë një takimi mes kuzhinierit të famshëm turk, Burak Ozdemir, dhe youtuber-it të njohur amerikan IShowSpeed.

Ata u takuan gjatë turneut të tij në Turqi, ku nuk munguan batutat dhe energjia pozitive që i karakterizon të dy.

Gjatë takimit, Burak i kërkoi Speed-it të këndonte një këngë në gjuhën turke dhe youtuberi surprizoi të gjithë duke interpretuar në shqip.

Ai nisi të këndojë hitin e njohur “Habibi” nga DJ Gimi-O, Ricky Rich dhe Dardan, një këngë shumë e dëgjuar në trojet shqiptare.

IshowSpeed shkaktoi të qeshura te Burak si dhe mori komente të shumta në videon e shpërndarë.

Foto: Screenshot/TikTok
E po ashtu u bë një koment edhe nga autori i këngës DJ Gimi-O duke thënë: “Është shqip, kënga ime vëlla”.

Ky takim shënon një tjetër rast ku emra të njohur ndërkombëtarë përqafojnë kulturën dhe muzikën shqiptare, duke treguar ndikimin gjithnjë në rritje të saj në skenën globale. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *