TË FUNDIT

FSK pajiset me autoblinda amerikanë – Mesazh i qartë për sigurinë rajonale dhe përforcim i partneritetit me SHBA

Forcat e Sigurisë së Kosovës tashmë janë pajisur edhe me disa autoblinda të rinj të prodhimit amerikan.

Ministria e Mbrojtjes ka konfirmuar raportimin e mediave se FSK është pajisur me autoblinda, por nuk dha shumë detaje rreth numrit apo përdorimit të tyre.

“Konfirmojmë se kemi pranuar disa autoblinda, prodhim i ShBA, të cilat janë prokuruar bazuar në planin bilateral të blerjeve shtet më shtet, miratuar paraprakisht, dhe pritet të pranojmë edhe disa të tjera deri në përfundim të këtij aktiviteti të blerjeve”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Mbrojtjes

closevolume_off
“Këto janë informacionet të cilat mund të ndajmë me publikun në këtë fazë”, theksohet në përgjigjen e Ministrisë së Mbrojtjes.

Këto mjete ushtarake tashmë gjenden në bazat e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Autoblindat e rinj vijnë në kohën kur presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka përsëritur deklaratën e tij se ka parandaluar një konfrontim mes Kosovës dhe Serbisë.

Këtë deklaratë Trump e bëri më 14.07.2025, gjatë një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, me ç’ rast përmendi angazhimin e tij për t’u dhënë fund disa luftërave në botë.

“… Ne arritëm, e zgjidhëm atë me Serbinë dhe Kosovën. Ajo [lufta] do të ndodhte. Dhe përdora përsëri atë që është e rëndësishme për të ndalur luftëra… Ne po punojmë, Marko Rubio [Sekretari i Shtetit] po punon shumë me të gjithë këtu”- ka thënë Trump.

Ekspertët e sigurisë kanë folur për “Bota sot”, rreth autoblindave dhe nevojës që Kosova të shtojë bashkëpunimin me SHBA-në.

Pajisjet ushtarake ndikojnë në aftësinë operacionale të FSK-së

Arben Dashevci, ekspert sigurie thotë se pajisja e FKS-së me autoblinda amerikanë është në kuadër të bashkëpunimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *