T’i largojmë mercenarët nga politika – s’ka më vend për tradhtarë!
S’mund të na udhëheqin më ata që për një karrige janë gati të shesin edhe nënën e vet!
T’i ndëshkojmë me votë, t’i çojmë në harresë me vetëdije, dhe t’i godasim me të vërtetën – të gjithë ata që kanë qenë argatë të pushtuesve, mercenarë të të huajve dhe tradhtarë të interesit kombëtar.
A janë këta patriotë? Jo! Janë vegla të Grenellit, Vuçiqit dhe Moskës!
Deri kur do t’i durojmë ata që shkelin votën e popullit dhe u përulen planeve të errëta të huaja?
A mund të quhen politikanë kombëtarë, atdhetarë apo patriotë, ata që shkelin vullnetin e e 50% qytetarëve në Parlament vetëm për t’i bërë qejfin Grenellit, Vuçiqit, Edi Ramës dhe Rusisë?
Nuk harrohet: Ata që i dhanë besën Grenellit për ndarjen e Kosovës – sot kërkojnë ta rrëzojnë Albin Kurtin, ashtu siç e rrëzuan dikur me urdhër të ambasadave e pazareve.
Por sot, s’po dinë si t’ia shpjegojnë Serbisë e Vuçiqit se plani ka dështuar! Milionat e marrë për ndarjen e Kosovës – përmes Zajednicës dhe pazareve të pista ,nuk po japin më efekt. Sepse populli është zgjuar!
Koha e tyre ka mbaruar!
-Mjaft më me shërbëtorë të interesave të huaja në emër të “patriotizmit”.
-Mjaft më me përçarës që e duan pushtetin më shumë se kombin.
-Mjaft më me politikë të komanduar nga ambasada dhe argatë të Vuçiqit.
-Të zgjohemi, të flasim, të veprojmë. Populli nuk është më mish për top për interesat e mercenarëve.