Rrëfimi i të mbijetuarës: Serbët e zhveshën mbesën para gjyshit të saj
“Heshtja që vret, klithma e vërtetë e luftës” në ditën e dytë të serive po vazhdon transmetimin e një rrëfimi ekskluziv se si ndodhi dhunimi nga forcat serbe kur ishte vetëm në moshën 11 vjeç.
Gruaja që po tregon përjetimet e saj në “Debat Plus” fillimisht tregoi se sytë e saj panë shumë.
E mbijetuara e dhunës seksuale rrëfeu se para se ta dhunonin e pa një moment që nuk mund ta harroj asnjëherë. “Kur na kanë çu në atë vendin ku është ngjarja Ermal, na kanë çu te ai objekti, na kanë bë bashkë krejtve, na kanë thanë uluni, para asaj ledines, kur jemi ulë para asaj ledines Ermal, na kanë nda grupe- grupe”, tregon ajo.
Tek këto grupe kishte edhe të moshuar e ngjarja e tij për të ishte ndër më të tmerrshmet.
“Po, ata lypnin para dhe ari edhe grave që s’iu dilshin unazat e martesës prej gishtave, ata e nxirrnin me zor, e këputnin, ka raste kur i kanë këputur me çka kanë mundur veç me ua nxjerrë dukatin. Ata kanë qenë të dehur. Edhe pa më ndodhur mua fatkeqësia e asaj është një rast që ma prekë shpirtin sot e asaj dite. Ka qenë një burrë i moshuar në atë vend me neve në kolonë, i shkreti ka qenë i moshuar, edhe mbesa e tij në atë objekt ku ishim ne, mbesën e tij e kanë çu në këmbë ata dy ushtarë edhe e kanë zhveshur para të gjithëve, ne ishim të ulur, edhe para gjyshit të vet, e kanë zhveshë, e kemi parë ne të gjithë, por nga dhimbja dhe marrja ne e ulnim krytë në atë kohë..
Panduri: Se nuk mundëshit as nuk dinit si të reagoni?
E mbijetuara: Jo, s’kishe as qysh me reagu, edhe e kanë lënë atë për disa minuta të zhveshur para neve të gjithëve. Një grua tha thuajeni një dovë ndoshta mbrohemi diqysh, e thoshte me zë të lartë dhe e mbante atë shaminë e bardh në dritare, por nuk kryente punë asgjë, për disa orë, s’kryente punë asgjë. Pastaj motra ime e kishte motren time të vogël, motra ime e madhe…”
Për të e për motrat e saj ky ishte vetëm fillimi i tmerrit.