TË FUNDIT

E akuzoi Osmanin për manipulim, profesori ‘shpërthen’ ndaj Grenellit: Flet me mllef, ja çfarë fshihet pas deklaratës së tij

Richard Grenell, i dërguari i presidentit amerikan për Misione të Posaçme, e ka kritikuar të dielën presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për siç ka thënë, “manipulimin e fjalëve” të presidentit amerikan, Donald Trump.

Ai i është referuar një deklarate të Osmanit, të bërë më herët gjatë javës në Uashington, përgjatë së cilës i ka konfirmuar deklaratat e presidentit Trump se ai e ka parandaluar një përshkallëzim të mundshëm nga Serbia në Kosovë “në javët e fundit”.

E në lidhje me këtë temë, për “Bota sot” foli profesori Enver Bytyçi.

closevolume_off
Së pari, deklaratën e Grenellit e cilësoi si një fyerje ndaj presidentes Osmani dhe është një akt i shëmtuar i një diplimati që synon se ka arritur majat e diplomacisë.

“Riçard Grenell ka postuar një shënim, me të cilin akuzon dhe fyen presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanin, pse kjo e fundit ka deklaruar se “është e vërtetë që presidenti amerikan, Donald Trump ka parandaluar një sulm ushtarak të Serbisë” kundër vendit të saj, Kosovës. Ai shkruan tekstualisht: “Turp për Vjosa Osmanin që manipuloi fjalët e presidentit Donald Trump. Trump u nominua për Çmimin Nobel për Paqen për rolin e tij në normalizimin ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë në vitet 2019 dhe 2020 – përmes Marrëveshjes së Washingtonit të nënshkruar në Zyrën Ovale. Osmani nuk ishte pjesë e arrëveshjeje. Të pretendosh sikur kishte ndodhur diçka të re është absurde”.

Kjo lloj dekëlarate është denigruese dhe e paprinciptë. Eshtë një akt i shëmtuar në gojën e një diplomati që pretendon se ka arrit në majat e diplomacisë. Kur një person, kushdoqoftë ky, i drejtohet presidentit të një vendi me fjalën “Turp” në fillim të fjalisë, ai nuk ka bërë gjë tjetër, vetëm se ka lëshuar veten në ujërat e kënetës mediatike. Këtë ka bërë Riçard Grenell me deklaratën kundër Vjosa Osmanit. Për çfarë? Se ajo konfirmoi një deklaratë të presidentit Trump”, deklaroi profesori.

Krahas kësaj, Bytyçi vlerëson se duhet bërë një analizë kësaj deklaratë, e ku për këtë përmendi disa pika kyçë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *