OPINIONTË FUNDIT

Votimi i fshehtë – shprehje e zemrës dhe e zgjuarsisë, ndërsa votimi i hapur – urdhër-diktat i partisë

Kjo opozitë është ogurzezë për Kosovën, dhe mos e dhëntë Zoti që të vijë në pushtet, sepse me sytë tanë do ta shohim Kosovën duke u shkrirë!

Do ta shohim me sytë tanë që PDK, LDK dhe AAK Veriun e Kosovës në pjatë do ta dorëzojnë nën Serbi!

Opozita e sotme në Kosovë nuk po bën inate, siç thonë disa, por kjo opozitë mjerane, tradhtare, vëllavrasëse dhe super hajdute, përmes ngërçit në Parlamentin e Kosovës po përdor marifete, kurthe dhe kërcënime të rrezikshme si shpresë të fundit, me shpresën se duke hyrë në qeveri do ta shpëtojë veten nga e kaluara tradhtare dhe kriminale, duke i ngatërruar këmbët “qeverisë së unitetit”, siç pretendojnë, dhe për ta kthyer Kosovën më shumë se çerek shekulli prapa. Kjo është një e vërtetë që nuk e luan as topi!

Asnjë mendje e shëndoshë nuk ka besuar kurrë se do të ndodhnin këto veprime aventureske dhe të rrezikshme ndaj Kosovës, veçanërisht pas çlirimit dhe shpalljes së pavarësisë.

Ngërçi në konstituimin e Parlamentit të Kosovës, që tashmë ka hyrë në muajin e gjashtë dhe është shoqëruar me 46 seanca të dështuara, është kulmi i gjithë tradhtive dhe të këqijave që kjo opozitë – humbëse e zgjedhjeve, keqbërëse për Kosovën dhe e etur për pushtet – po ia shkakton vendit, sipas thënies popullore: “Edhe qorr, edhe fodull”.

Po të ishte sot Kosova nën ndonjë pushtim të huaj si dikur, ndoshta do të arsyetohej kjo rrëmujë politike, por të sillesh në mënyrë kaq armiqësore ndaj shtetit tënd, siç vepron sot opozita – PDK, LDK dhe AAK – “as kalemi nuk e merr”.

Kosovës lirinë dhe pavarësinë ia sollën vetëm 8 mijë dëshmorët e UÇK-së – trimat dinjitozë të këtij vendi – si dhe 15 mijë viktimat shqiptare të pafajshme që ranë pre e masakrave dhe krimeve gjenocidale serbe. Lirinë e sollën edhe bombardimet 78-ditore të NATO-s ndaj caqeve serbe në Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi.

Këto nuk ia sollën komandantët e rremë e të vetëshpallur të Klanit ROGNER në Tiranë, siç i quan Naim Miftari – ish-epror i lartë i UÇK-së dhe ish-agjent i SHIK-ut – të cilët me paratë e mërgimtarëve tanë që dërgoheshin për UÇK-në, argëtoheshin nëpër hotele luksoze të Evropës dhe bënin “kamasutra”.

Këta komandantë të rremë vranë gazetarin Ali Uka në Tiranë, kolonelin Ahmet Krasniqi – ministrin e Mbrojtjes së FARK-ut – dhe komandantin Sali Çekaj, si dhe shumë të tjerë, vetëm për të uzurpuar lavdinë e luftës.

Lirinë nuk ia sollën Kosovës as Hashim Thaçi, as Vlora Çitaku, as Memli Krasniqi, Isa Mustafa, Lumir Abdixhiku, Lutfi Haziri, Edita Tahiri apo Ramush Haradinaj. Të gjithë këta kanë kontribuar në dëmtimin e shtetit përmes tradhtive, bashkëpunimeve me Serbinë, vëllavrasjeve për pushtet dhe hajnisë.

Shembulli më i dhimbshëm është deputetja Sala Jashari – bijë e Familjes Heroike të Jasharajve – e cila zgjodhi të bëhej pjesë e PDK-së, duke shkelur mbi dinjitetin e 58 anëtarëve të vrarë të familjes së saj, e mashtruar nga Vlora Çitaku.

Naim Miftari vazhdimisht sjell dëshmi për tradhtitë e Hashim Thaçit, i cili për shkak të etjes për pushtet ra në dorë të UDB-së dhe shërbimeve të huaja. Siç thotë edhe Ivica Daçiq, Serbia i ka dosjet e Hashim dhe Gani Thaçit – ky i fundit u bë milioner duke vjedhur paratë e “Vendlindja thërret”, ndërsa njëherësh spiunonte për lëvizjet e Familjes Jashari.

Ky spiunim çoi më 5, 6 dhe 7 mars 1998 në rrethimin dhe masakrimin e Familjes Jashari nga ushtria serbe, ku ranë heroikisht 58 anëtarë, përfshirë Adem dhe Hamëz Jasharin.

Ngërçi i sotëm politik i shkaktuar nga opozita bëhet vetëm për ta shpëtuar veten nga përballja me drejtësinë – Ligjin për Tradhtinë dhe Ligjin për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Vetëvendosja dhe Albin Kurti nuk po heqin dorë nga lufta kundër korrupsionit, nga ligjet për Vetingun dhe për Byronë e Verifikimit. Ata po përballen me një opozitë që ka rrënjë në keqbërje, dhe bllokimi i Parlamentit është arma e fundit e kësaj opozite, e cila dita-ditës po ndjen lakun duke iu shtrënguar.

Çdo marrëveshje politike ose kompromis me PDK-në, LDK-në apo AAK-në është kundër interesave të Kosovës. Këta janë të gatshëm t’ia dorëzojnë Veriun Serbisë për të shpëtuar veten, duke dëmtuar skaj më skaj shtetin e Kosovës.

Vetëvendosja bëri një hap të mençur kur propozoi votimin e fshehtë për zgjedhjen e Albulena Haxhiut si kryeparlamentare – një zgjidhje e ndershme dhe demokratike. Nëse nuk kalon, do të propozojnë tjetër kandidat/e, por nuk do të dorëzohen përballë presioneve të një opozite që kërkon të amnistohet për të kaluarën e saj të errët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *