“Hanrahan në Kosovë, Grenell kacavjerrët në Twitter” – Gazetari “godet” Grenellin, vlerëson SHBA-në
Ndërsa Brendan Hanrahan viziton Kosovën si përfaqësues zyrtar i SHBA-ve, në mënyrë të qetë dhe profesionale, pa bujë apo skena hollivudiane, gazetari Vudi Xhymshiti rikthen pyetjen: ku janë tani ata që betoheshin se Richard Grenell ishte ende zëri i Trumpit për Ballkanin?
Sipas tij, ish-emisari Grenell tash shfaqet vetëm në rrjete sociale, shpesh me tone provokuese, duke lënë përshtypjen e një ish-zyrtari që s’e ka pranuar ende fundin e mandatit.
Ndërkohë, diplomacia amerikane vijon rrugën institucionale, përmes përfaqësuesve të saj zyrtarë dhe pa iluzione politike.
Postimi i plotë:
Ku janë tani ata që betoheshin se Richard Grenell është ende përfaqësuesi i Trumpit në Ballkan?
Kanë humbur rrugës me iluzionet e tyre?
Ndërkohë, Brendan Hanrahan viziton Kosovën si përfaqësues zyrtar i 🇺🇸 SHBA-ve, pa bujë, pa skena hollivudiane, vetëm diplomaci.
E Grenell?
Herë u pa duke u kacavjerrë në Twitter, si ndonjë ish-ambasador i korruptuar që s’e ka njoftuar ende truri se mandati i ka skaduar 😎🤪