Qe sa lehtë i bën për vete shqiptarët Putini!
Kur zakonisht flitet për influencën ruse në Kosovë, mendohen dezinformatat në gjuhën serbe kryesisht për komunitetin serb në Kosovë. Jo edhe shqiptarët e Kosovës. Nuk mendohet gati asnjëherë se si mund të preket ndonjë nerv konservator në shoqërinë tonë. Eh, ja që e gjetëm sa lehtë mund t’i bëjë për vete shqiptarët edhe një despot si presidenti rus Vladimir Putin.
Videoja e mëposhtme do t’iu tregojë se deri në çfarë mase janë në gjendje të shprehin pajtimin e tyre haptas e publikisht shqiptarët me një lider kriminal. Vetëm e vetëm që ai ‘guxoi’ t’i ndalonte martesat mes personave të seksit të njëjtë.
Ishte goxha e rëndë për ta parë për ne. E besojmë se do të jetë edhe për ju./tjeter.net