TË FUNDIT

Tomë Gashi reagon për akuzat ndaj Martin Berishaj: Deklarata e prokurorit slloven ka të bëjë me dikë tjetër që ne nuk e njohim…!

Tomë Gashi përmes një postimi në Facebook ka kundërshtuar pretendimet dhe shpifjet që lidhin Martin Berishajn me shtetin serb, duke theksuar se ai nuk ka shtetësi serbe dhe nuk është subjekt i hetimeve të përmendura.

Ai thekson se deklarata e prokurorit slloven nuk ka të bëjë fare me Berishajn, por me një person tjetër serb, përcjell “Bota sot”.

Përmes një tone kritik dhe ironik, Gashi akuzon kundërshtarët për shpifje të qëllimshme politike.

closevolume_off
Postimi i plotë

Disa inatçinj po duan të marrin “kancerin” nga Martin Berishaj e nga Albin Kurti.

Mos u sëmurni kot, mjeranë, se për ju dihet – por Martin Berishaj nuk ka shtetësi serbe.

Deklarata e prokurorit slloven nuk ka të bëjë me Martin Berishajn, por me dikë tjetër që ne nuk e njohim, e që është shtetas i Serbisë dhe jeton në Serbi.

Nëse ju keni ndonjë lidhje me Serbinë, ndoshta e njihni – por për fatin tuaj të keq shpifës dhe për fatin e së vërtetës: ai NUK është ambasador i Republikës së Kosovës, z. Martin Berishaj.

Ndër të tjera Gashi ka shtuar se çfarë ka shkruar prokurori slloven…

“Në çështjen përkatëse po hetohet dyshimi për kryerjen e veprës penale të shpërdorimit të pozitës apo besimit në veprimtarinë ekonomike sipas nenit 240 të Kodit Penal – KZ-1. Pas përfundimit të procedurës parahetimore, ka rezultuar dyshimi se veprën penale e ka kryer një person, shtetas i Serbisë, i cili gjithashtu ndodhet në Republikën e Serbisë. Meqë Republika e Serbisë nuk i ekstradon shtetasit e saj dhe meqë ekziston dyshimi se vepra penale është kryer në territorin e Republikës së Serbisë, ku ka ndodhur edhe pasoja e ndaluar dhe ku ndodhen të gjitha provat përkatëse, çështja është dashur t’u kalohet organeve kompetente.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *